Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

"Mos jepni dorën, jo përqafimeve": Dortmund fajëson gripin për dy fitore në tetë ndeshje

Lapsi.al 29 October 2019
"Mos jepni dorën, jo përqafimeve": Dortmund fajëson

Situata në kampin e Borussia Dortmund nuk është ajo më e mira. Në tetë ndeshje të luajtura mes kampionatit e kupave verdhezinjtë kanë fituar vetëm dy. Pak, për një klub që ka ambicje të fitojë tituj. Kriza është përkeqësuar nga një virus gripal që po shprndahet me shpejtësi në dhomat e zhveshjes së Dortmund: në tre ndeshjet e fundit të luajtura, gjithnjë një lojtar është tërhequr. Mario Götze mungoi në ndeshjen me Gladbach, Reus në atë me Inter e Bürki në derbin me Schalke. Për këtë, tek Dortmund, për tiu përgjigjur vështirësive, kanë vendosur të bëjnë bllokadë. Tekniku Favre ka ndaluar lojtarët e tij të përshëndeten duke i dhënë dorën njëri tjetrit, si dhe të përqafohen. Më mirë të evitohen shkëmbimet e mikrobeve.

Në Gjermani, por në 2015, bëri bujë një rast i ngjashëm: Greuther Fürth e pa veten me organikën të përgjysmuar nga grupi. Tekniku Frank Kramer kishte probleme serioze formacioni. Për të rikuperuar me shpejtësi të sëmurët, ndaloi lojtarët të puthnin të dashurat. “Jam i pari që e respektoj këtë rregull – shpjegoi tekniku –. Prej disa ditësh po e mbaj gruan në distancë sigurie”. E kushedi nëse në Dortmund do të arrijnë deri aty, për të evituar vazhdimin e këtij momenti të vështirë...

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI