Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Rama ‘zjarrfikësi’ i Partizanit. Konfliktet e Lerdas me Mehmetin e Duron: “Debatet pjesë e lojës, grushta nuk pati”

Lapsi.al 29 October 2019
Rama ‘zjarrfikësi’ i Partizanit. Konfliktet e Lerdas me

Partizani kryeson, por është pak të thuash se situata në kampin e të kuqve zien. Konflikti mes dy teknikëve të Partizanit ka sjellë pështjellim në kampin kryeqytetas, aq sa për të qetësuar ujërat ka menduar drejtori sportiv Olsi Rama, në ndërhyrjen e tij në emisionin Rubrika Sportive në RTSH. Drejtuesi i lartë ka tentuar të ulë tonet, duke e konsideruar një debat të thjeshtë për cështje pune.

“Debatet janë pjesë e punës, shoqërojnë një punë, kudo të jetë, jo vetëm në sport. Pas ndeshjes, mund të ketë pasur momente pakënaqësie për barazimin, ka pasur një debat, por që u mbyll aty. Isha prezent. Nuk kishte grusht, sepse isha prezent, por ishte një debat që u kërkua llogari. Të gjithë kanë më eksperiencë më shumë se unë në futboll, por është një rregull i pashkruar, që nuk flitet në pushim, apo pas ndeshjes, pasi të gjithë duhet të ulin ritmin e të përqendrohen”.

Lerda, sipas asaj që u pa gjatë ndeshjes, po edhe u kuptua, ka qenë nervoz gjatë gjithë kohës dhe është konfrontuar edhe me teknikun kundërshtar Shpëtim Duro. “Lerda e shpjegoi, pse iu drejtua Duros, por lojën e ndal vetëm arbitri, sipas FIFA-s – shpjegoi Rama -. Kur i drejtohet Duros, më duket edhe si Spalletti, e i thotë Duros: “Ti ke qenë dhe trajner i Partizanit, si ke mundësi që ke kaq flokë”…

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI