Flash

Përmbytje në Itali dhe Greqi

Reshjet intensive të shiut dhe stuhitë e fuqishme kanë përfshirë disa zona të Italisë dhe Greqisë, duke shkaktuar p&eum...

18:52

Conte sheh komplot kalendari: "7 ndeshje në 20 ditë. Asnjë si ne, çudi!"

Lapsi.al 30 October 2019
Conte sheh komplot kalendari: "7 ndeshje në 20 ditë. Asnjë

Antonio Conte duket se nuk dëshiron të flaës për vuajtjen e Inter në Brescia, që për të ka një arsye shumë të qartë. “E kam të vështirë ta pranoj – thotë ai – të flas për ndeshjen, që ishte e katërta në 9 ditë e që u luajt praktikisht me të njëjtët lojtarë. Në këtë mënyrë rritet rreziku të dëmtohemi e jam i shqetësuar. Të marrim si vlerë tre pikët sepse pjesa tjetër nuk më intereson. Në ndeshje të tilla duhet fituar me vuajtje. I falenderova djemtë e do të doja më shumë kohë opër të përgatitur ndeshjet. Komplimente për Brescia. E patëm të vështirë, tani të rikuperojmë sepse të shtunën është Bologna. Cikli ynë I tmerrshëm vazhdon. Shtatë ndeshje në 20 ditë, nuk e kam parë ti bëjë asnjë skuadër tjetër. Mu duk shumë e cuditshme”.

Në fund të fundit cështja mbetet gjithnjë tek ai barazim me Parmën: “Marotta më qetësoi? Nuk ka nevojë, unë kam filluar të kuptoj cfarë ka në planetin Inter. Kemi bërë 25 pikë e po e cojmë makinën në maksimumin e xhirove me vështirësi të madhe. Por edhe pse jemi të parët nuk duhet të mendojmë se gjithcka është në rregull. Duhet të përmirësohemi gjithnjë nëse duam të bëjmë dicka të rëndësishme”.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI