Flash

Facebook dhe Instagram ndalojnë “pjeshkën” dhe “patëllxhanin”: Provokim

Lapsi.al 30 October 2019
Facebook dhe Instagram ndalojnë “pjeshkën” dhe

Patëllxhani, pjeshka dhe bulëzat e ujit nuk do të jenë më pjesë e simboleve që mund t’u dërgoni miqve tuaj virtualë në Facebook dhe Instagram si pjesë e një fotoje. Dy platformat më të mëdha të rrjeteve sociale kanë bllokuar këto “emoji” pas qortimeve të një pjese të madhe të përdoruesve për përmbajtje të fortë seksuale dhe që shpesh keqkuptohen si joshje, apo ofertë për marrëdhënie intime.

Pjesë e personave që akuzoi këto rrjete sociale se po u shkaktonte vuajtje dhe stres, sidomos burrave të martuar, ishte edhe këngëtari Kanye West. Por, për shumë përdorues të tjerë ky nuk duhet të jetë shqetësimi kryesor i Facebook dhe Instagram.

Me mijëra komente nëpër faqe të ndryshme akuzojnë Facebook dhe Instagram për hipokrizi dhe përpjekje për të hequr vëmendjen nga problematikat reale madhore të këtyre dy platformave, siç është racizmi, gjuha e urrejtjes, propaganda dhe lajmet e rreme.

Facebook thotë se arsyeja se pse tre simbolet po bllokohen është se po përdoren gjithnjë e më shumë për të sugjeruar aktivitet seksual, sidomos duke i vendosur këto “emoji” nëpër foto gjysmëlakuriq nga përdoruesit e dy rrjeteve sociale.

Udhëzimi i nxjerrë nga Facebook dhe Instagram lejon përdorimin e tyre gjatë bisedave me tekst, por jo në një mënyrë që mund të nënkuptojë diçka seksuale. Por si do ta bëjë Facebook dhe Instagram dallimin nëse këto simbole janë përdorur me nënkuptim seksual apo jo gjatë një bashkëbisedimi?

Për këtë, kompanitë thonë se do të shtojnë së shpejti një sektor ku përdoruesit mund të raportojnë përmbajtjen e bisedave, që në këndvështrimin e tyre janë me përmbajtje seksuale dhe të bezdisshme.

Sipas “The Daily Dot”, një faqe e specializuar në fushën e teknologjisë dhe të lundrimit të sigurt në internet, ndryshimet kanë nisur që prej fillimit të shtatorit dhe janë finalizuar më 24 tetor. Një tjetër arsye që çoi Facebook dhe Instagram që të ndërmerrnin këtë hap ishte edhe përdorimi gjithnjë e në rritje i dy platformave dhe këtyre simboleve nga ana e punonjësve të seksit, në shumë vende ku prostitucioni është i legalizuar.

Image result for sexual face emoji

Image result for sexual face emoji

 

Të këshilluara

Pse njerëzit e pasur vishen thjesht

Njerëzit e pasur nuk duken të pasur kur u hedh vetëm një vështrim. Madje, statistikisht, ata që nuk konsiderohen të pasur vishen më mirë se ata që janë vërtet. ...

14:00

Mbështesim sipërmarrësit e së ardhmes

Bruksel, 17 Tetor. Data 20 tetor shënon evenimentin e përvitshëm të Ditës Europiane të Mikrofinancës. Në këtë edicion të pestë, po organizohen aktivitete në të ...

16:48

Pse e zeza mbetet e preferuar në veshje

Në mos në shoqëri, në punë a në shkollë duhet të keni dikë që vesh gjithnjë të zeza. Siç tregojnë vetë ata, njerëzit vishen vetëm me të zeza për disa ose të ...

11:54

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI