Flash

Përmbytje në Itali dhe Greqi

Reshjet intensive të shiut dhe stuhitë e fuqishme kanë përfshirë disa zona të Italisë dhe Greqisë, duke shkaktuar p&eum...

18:52

NY Times: Vendet e Gjirit në dëshpërim nga pasojat e luftës me Iranin

Investuan miliarda për t’u bërë të njohura përtej naftës, por lufta po u kërcënon të dyja: edhe burimin e vjetër të pasurisë, edhe ekonominë e re që po ndërtojnë. Nga anijet nën sulm në Hormuz te aeroportet e dëmtuara dhe qendrat e të dhënave që po mendohen të ndërtohen nën tokë, vendet e Gjirit përballen me një pyetje që paratë nuk e zgjidhin dot lehtë: si të tërheqin turistë dhe investitorë kur siguria nuk është më e garantuar?

17:07

“Nëse Messi do vraponte si kur isha unë…”: Guardiola leksione për Valverde

Lapsi.al 30 October 2019
“Nëse Messi do vraponte si kur isha unë…”:

E cuditshme por e vërtetë, në Barcellona flitet shumë… për vrapin. Një nga akuzat që i drejtohen teknikut Valverde është ajo e mungesës së kapacitetit të skuadrës për të mbajtur ritme të larta. Tekniku është përgjigjur në mënyrën e tij, duke theksuar se dikujt nga ato anë, që thoshte se duhet vrapuar mirë e jo shumë, i kanë dedikuar një statujë e stadiumin e skuadrës B. Por riferimi tek Cruijff nuk mjafton për të shuar polemikat. E tani i kundërvihet edhe Pep Guardiola, që në intervistën për Catalunya Radio ka thënë opinionin e tij, duke mos folur direkt për Barçën e Valverde, por duke marrë si shembull… një lojtar rastësisht.

“Edhe yjet duhet të vrapojnë, si gjithë të tjerët. Përndryshe skuadra nuk reziston. Por duhet ti bindësh të vrapojnë. Ndonjëherë duhet ti thuash ‘nuk do të bëjë të vraposh 40 metra si bëj me të rinjtë, por më jep një arsye të mirë përse nuk duhet të vraposh fare'”. Pakte të qarta, miqësi e gjatë. E diktatit të Pep nuk i ikën askush. Gati askush… “Nëse dikush nuk vrapon, por më shënon tre gola për ndeshje, atëherë më rri më shumë se mirë. Por askush nuk shënon tre gola për ndeshje, vetëm Messi i shkon afër”.

“Nëse Leo do të vraponte si bënte në sezonin e parë kur drejtova Barcelonën, do të ishte gjithnjë i dëmtuar. Të administrosh kampionë mbi të 30-at është gjëja më e vështirë për një trajner”. Kështu, të paktën Messi nuk vrapon shumë, por Valverde ka një motiv të mirë për ta ruajtur.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI