Flash

Përmbytje në Itali dhe Greqi

Reshjet intensive të shiut dhe stuhitë e fuqishme kanë përfshirë disa zona të Italisë dhe Greqisë, duke shkaktuar p&eum...

18:52

Persona të maskuar me armë terrorizojnë Marchisio: banesa e juventinit është grabitur me dhunë

Lapsi.al 30 October 2019
Persona të maskuar me armë terrorizojnë Marchisio: banesa e

Momente terrori, në mbrëmjen e të martës, për ish-futbollistin e Juventus Claudio Marchisio, vila e të cilit në Vinovo, është grabitur nga një bandë kriminelësh. Katër persona, me fytyrë të mbuluare të armatosur me pistoleta e kacavida, janë future me dhunë në banesën e ish-futbollistit të Juvnetus e, duke kërcënuar me armë, e kanë detyruar atë dhe të shoqen të hapë kasafortën. Granitësit janë larguar më pas me bizhuteritë, paratë e orët e cmuara; vlera e dëmit është ende për tu llogaritur. Karabinierët po analizojnë telekamerat e sigurisë së zonës e janë në gjurmët e keqbërësve.

Sipas asaj që bën të ditur agjensia e lajmeve Ansa, grabitësit duhet ta njihnin shumë mirë zonën e rezidencës "I Cavalieri", në Vinovo, e sistemet e alarmit mbrojtës, në kohën kur janë futur duke I shmangur të gjithë sistemet e kontrollit. Katër grabitësit janë larguar me një makinë të parkuar jashtë kompleksit rezidencial. Marchisio, që është kthyer të jetojë në Torino me familjen, pas eksperiencës tek Zenit, ka njoftuar menjëherë forcat e rendit.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI