Flash

Përmbytje në Itali dhe Greqi

Reshjet intensive të shiut dhe stuhitë e fuqishme kanë përfshirë disa zona të Italisë dhe Greqisë, duke shkaktuar p&eum...

18:52

NY Times: Vendet e Gjirit në dëshpërim nga pasojat e luftës me Iranin

Investuan miliarda për t’u bërë të njohura përtej naftës, por lufta po u kërcënon të dyja: edhe burimin e vjetër të pasurisë, edhe ekonominë e re që po ndërtojnë. Nga anijet nën sulm në Hormuz te aeroportet e dëmtuara dhe qendrat e të dhënave që po mendohen të ndërtohen nën tokë, vendet e Gjirit përballen me një pyetje që paratë nuk e zgjidhin dot lehtë: si të tërheqin turistë dhe investitorë kur siguria nuk është më e garantuar?

17:07

Video/ Dramë e spektakël në Kupën e Ligës: Arsenal kryeson gjithë ndeshjen e humbet me penallti

Lapsi.al 30 October 2019
Video/ Dramë e spektakël në Kupën e Ligës: Arsenal

Liverpool, Manchester United e Aston Villa kanë avancuar në cerekfinale të Kupës së Ligës, por drama e madhe u luajt në Anfield Road ku Liverpool e Arsenal shënuan 10 gola përpara se ti besonin fatat e suksesit penalltive. Fitore me peshë edhe për United që godasin në Stamford Bridge 1-2 përballë Chelsea, duke konfirmuar daljen nga kriza të Djajve të Solskjaer.

Një mbrëmje e cmendur në Merseyside, ku të pafat ishin Gunners e Emery, pa kapitenin Xhaka në dënim edukativ, por me shumë dëshirë për të shkuar në cerekfinale. Takimi nisi me një autogol të Mustafit që në minutën e 6-të, por Arsenali barazoi në të 19-tën, me golin e Torreira. Pikërisht koha kur në katedër u ngjit Martinelli: dygolësh për talentin, që ndëshkoi Klopp në të 26 dhe 36, duke përmbysur rezultatin për londinezët. Reds nuk hoqën dorë dhe u rifutën në lojë me 11 metërshin e Milner, përpara se skuadrat të shkonin në dhomat e zhveshjes.

Arsenal e mban në distancë të sigurtë me golin e katërt të Maitland-Niles, në një asist të Ozil, por nuk kishte bërë llogaritë me kthimin e Liverpool që barazoi në harkun e katër minutave me Oxlade-Chamberlain dhe Origi. Nuk ka fund sfida, me Gunners edhe njëherë në avantazh me Uillock, në minutën e 70, por 5-5 e bën Origi në limitet e kohës, duke e cuar kualifikimin në fatet e penalltive. Të përzgjedhurit e Klopp nuk bënë asnjë gabim në ekzekutimet e tyre, ndërsa Ceballos tradhëtoi Emery.

ENGLAND - EFL CUP

Liverpool 5 - 5 Arsenal

Aston Villa 2 - 1 Wolverhampton Wanderers

Chelsea 1 - 2 Manchester United

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI