Flash

NY Times: Vendet e Gjirit në dëshpërim nga pasojat e luftës me Iranin

Investuan miliarda për t’u bërë të njohura përtej naftës, por lufta po u kërcënon të dyja: edhe burimin e vjetër të pasurisë, edhe ekonominë e re që po ndërtojnë. Nga anijet nën sulm në Hormuz te aeroportet e dëmtuara dhe qendrat e të dhënave që po mendohen të ndërtohen nën tokë, vendet e Gjirit përballen me një pyetje që paratë nuk e zgjidhin dot lehtë: si të tërheqin turistë dhe investitorë kur siguria nuk është më e garantuar?

17:07

Golat nuk i bëjnë punë në Argjentinë: Icardi përjashtohet sërisht nga Scaloni

Lapsi.al 31 October 2019
Golat nuk i bëjnë punë në Argjentinë: Icardi
Shtatë gola me fanellën e Psg në një muaj, nga të cilat katër në Ligue 1 e tre në Champions League, nuk kanë mjaftuar të bindin trajnerin e Argjentinës Scaloni të rithërrasë në Kombëtare Mauro Icardi. Ish-kapiteni i Inter nuk figuron aspak në listën e të grumbulluarve të Albiceleste për dy takimet miqësore të luksit, kundër Brazilit (15 nëntor) e Uruguajit (18 nëntor). Kthehet në kombëtare Lionel Messi pas skualifikimit, ndërsa para Icardit preferohen Paulo Dybala e Lautaro Martinez. Lajmi më i rëndësishëm për Scaloni është rikthimi i Messi, që vesh përsëri fanellën e Argjentinës, pasi ka përfunduar skualifikimin tre mujor të vendosur nga Conmebol gjatë edicionit të fundit të Kupës së Amerikës, me motivin se ka kritikuar punën e arbitrit.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI