Flash

Përmbytje në Itali dhe Greqi

Reshjet intensive të shiut dhe stuhitë e fuqishme kanë përfshirë disa zona të Italisë dhe Greqisë, duke shkaktuar p&eum...

18:52

NY Times: Vendet e Gjirit në dëshpërim nga pasojat e luftës me Iranin

Investuan miliarda për t’u bërë të njohura përtej naftës, por lufta po u kërcënon të dyja: edhe burimin e vjetër të pasurisë, edhe ekonominë e re që po ndërtojnë. Nga anijet nën sulm në Hormuz te aeroportet e dëmtuara dhe qendrat e të dhënave që po mendohen të ndërtohen nën tokë, vendet e Gjirit përballen me një pyetje që paratë nuk e zgjidhin dot lehtë: si të tërheqin turistë dhe investitorë kur siguria nuk është më e garantuar?

17:07

Napolit i hoqi fitoren, Tonelli "i dhuron" topit arbitrit Giacomelli

Lapsi.al 31 October 2019
Napolit i hoqi fitoren, Tonelli "i dhuron" topit arbitrit Giacomelli

Ndërsa episodet e kontestuara në Napoli-Atalanta po bëjnë ende zhurmë, një moment shumë domethënës, si tregues të atij që konsiderojnë fajtor në Napoli, vjen në fund të ndeshjes në San Paolo. Pas polemikave për kontaktin në zonë mes Kjaer e Llorente, nga ku më pas lindi goli i barazimit 2-2 nga Ilicic, e kartoni i kuq i Ancelotti, në fërshëllimën e trefishtë, Lorenzo Tonelli u afrua tek arbitri Giacomelli, duke i ofruar në mënyrë sarkastike topin, që zakonisht i jepet "man of the match".

Një gjest i fortë, që arbitri me shumë mundësi nuk e ka vënë re, duke vazhduar të drejtohet nga dhomat e zhveshjes pa i kushtuar vëmendje sjelljes së mbrojtësit napoletan. Por kjo nuk i shpëtoi vëmendjes së telekamerave dhe tani Gjykatësi sportiv mund të vendosë ta dënojë me skualifikim.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI