Flash

Vodafone Albania sjell eksperiencën e parë 5G në Shqipëri

Lapsi.al 31 October 2019
Vodafone Albania sjell eksperiencën e parë 5G në Shqipëri

Vodafone Albania ka shënuar një moment historik për tregun e komunikimeve elektronike, duke qenë operatori i parë që sjelleksperiencën 5G në Shqipëri.

Në një shfaqje shumë të veçantë, Vodafone Albania demonstroi live sesi do të jetë të ngasësh një makinë në të ardhmen. Pjesëmarrësit e shumtë në këtë aktivitet, nga fusha e politikës, biznesit e medias, ishin të parët që dëshmuan dhe përjetuan drejtimin dhe komunikimin e një makine elektrike dhe shoferit,në distancë, nëpërmjet rrjetit 5G ofruar nga Vodafone Albania. 

I pranishëm në këtë event, kryeministri Edi Rama ishte i pari qëprovoi këtë eksperiencë, në fund të së cilës u shpreh se ishte fantastike.

Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, Achilleas Kanaris, shprehu rëndësinë e jashtëzakonshme të këtij eventi:

“Po nisim sot këtë rrugëtim të ri këtu nga Tirana. Lajmi i mirë është se Vodafone, si investitori më i madh dhe i qëndrueshëm në vend, është gjithashtu shumë i angazhuar edhe në këtë rrugëtim. Ajo që po dëshmojmë këtu sot është një projekt pilot, i provuar në shumë pak vende të tjera, duke  e vendosur Shqipërinë në pararojë të këtij rrugëtimi. Jemi të angazhuar jo vetëm të implementojmë 5G-në në Shqipëri, por edhe tëndryshojmë rrënjësisht shërbimet e infrastrukturës fikse, kjo duke filluar me arritjen e marrëveshjes për blerjen e ABCom. Ne shpresojmë që ky event të jetë vetëm pika fillestare e këtij udhëtimi. 5G është një sfidë me të cilën Vodafone është igatshëm të përballet, duke e vendosur Shqipërinë në pararojë të këtij evolucioni.”

Teknologjia 5G mundëson shpejtësi të lartë interneti dhe reagim deri në 10 herë më shpejt, krahasuar me 4G, që do të thotë se përdorimi i teknologjisë 5G do të hapë siparin e përdorimit tënjë larmie teknologjish, duke përfshirë, robotikën e kontrolluar në distancë, makinat autonome, zhvillimin e bujqësisë, operacionet kirurgjikale në distancë etj.

Revolucioni i 4-të industrial drejtohet nga sektori i telekomunikacionit dhe Vodafone është angazhuar në implementimin e tij edhe në Shqipëri, njësoj si në vendet e tjera të zhvilluara. 

Të këshilluara

Pse njerëzit e pasur vishen thjesht

Njerëzit e pasur nuk duken të pasur kur u hedh vetëm një vështrim. Madje, statistikisht, ata që nuk konsiderohen të pasur vishen më mirë se ata që janë vërtet. ...

14:00

Mbështesim sipërmarrësit e së ardhmes

Bruksel, 17 Tetor. Data 20 tetor shënon evenimentin e përvitshëm të Ditës Europiane të Mikrofinancës. Në këtë edicion të pestë, po organizohen aktivitete në të ...

16:48

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI