Flash

NY Times: Vendet e Gjirit në dëshpërim nga pasojat e luftës me Iranin

Investuan miliarda për t’u bërë të njohura përtej naftës, por lufta po u kërcënon të dyja: edhe burimin e vjetër të pasurisë, edhe ekonominë e re që po ndërtojnë. Nga anijet nën sulm në Hormuz te aeroportet e dëmtuara dhe qendrat e të dhënave që po mendohen të ndërtohen nën tokë, vendet e Gjirit përballen me një pyetje që paratë nuk e zgjidhin dot lehtë: si të tërheqin turistë dhe investitorë kur siguria nuk është më e garantuar?

17:07

Volejboll/ Partizani i jep lamtumirën Champions: humbet ndeshjen dhe trajnerin

Lapsi.al 31 October 2019
Volejboll/ Partizani i jep lamtumirën Champions: humbet ndeshjen dhe

Pritshmëritë i kishin të madhe, por në sallën sportive Feti Borova Partizani në volejboll për femra nuk arrin të përmbushë misionin për tu kualifikuar në fazën e grupeve të Champions League. Në një përballje të komplikuar nga fitorja e Vasas Obuda Budapest në Hungari 3-0, kryeqytetaset janë dorëzuar edhe në shtëpi me të njëjtin rezultat, duke i dhënë fund kështu edhe aventurës së teknikut Nexhat Sanxhak në krye të skuadrës.

Tekniku turk, gjithashtu trajner i Kombëtares së Kazakistanit, ka përfunduar kontratën me Partizanit, që ishte konkretisht deri në mbyllje të aventurës në Champions. Një lëvizje që natyrisht nuk duhet të ketë gjetur të papërgatitur presidentin e të kuqve Rogert Huqi, që është gati të bëjë revolucionin në skuadër, duke qenë se edhe Hudecova dhe Basa janë shitur tashmë në skuadra të tjera, sipas asaj që ka bërë të ditur vetë numri 1 i klubit.

Prezenca e skuadrës së futbollit e Partizanit, me në krye Franco Lerda, nuk ka ndihmuar vajzat të arrijnë suksesin. Hungarezet e Vasas Obuda Budapest kanë patur impaktin më të mirë me ndeshjen, të forta edhe nga morali i krijuar një javë më parë. Por nëse në transfertë Sanxhak u la në baltë nga gjendja emocionale e Hudecovas dhe forma jo e mirë e Manss, këtë herë Partizani u tregua inferior në lojën në bllok, duke treguar mungesën e bindjes se mund tia dilte. Seti i parë u fitua nga hungarezet me shifrat 19-25, ndërkohë që seti i dytë që vendosi edhe kualifikimin për Vasas përfundoi me rezultatin 17-25. Më pas u luajt vetëm për statistikë dhe hungarezet fituan edhe setin e tretë 16-25, duke shkuar me meritë në grupin D të Champions.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI