Flash

NY Times: Vendet e Gjirit në dëshpërim nga pasojat e luftës me Iranin

Investuan miliarda për t’u bërë të njohura përtej naftës, por lufta po u kërcënon të dyja: edhe burimin e vjetër të pasurisë, edhe ekonominë e re që po ndërtojnë. Nga anijet nën sulm në Hormuz te aeroportet e dëmtuara dhe qendrat e të dhënave që po mendohen të ndërtohen nën tokë, vendet e Gjirit përballen me një pyetje që paratë nuk e zgjidhin dot lehtë: si të tërheqin turistë dhe investitorë kur siguria nuk është më e garantuar?

17:07

Barcelona ka zgjedhur Lautaro për post-Suarez: Inter në ankth

Lapsi.al 1 November 2019
Barcelona ka zgjedhur Lautaro për post-Suarez: Inter në ankth

Interesi i Barcelonës për Lautaro Martinez rikthehet pas disa muajsh, në kohën kur përfaqësimet e argjentinasit në vitin e parë titullar me Inter kanë rritur me shpejtësi interesimin e katalanasve për ta marrë në Camp Nou. Me Luis Suarez (33 vjec) në fund karriere, investimi i madh i ardhshëm i blaugrana do të jetë një qendërsulmues e "Toro" është objektivi që bëhet cdo ditë më konkret, me monitorim të përjavshëm nga njerëzit e merkatos së Barça.

Cilësitë e tij Martinez i vuri në dukje edhe në Camp Nou të Barcelonës, duke shkuar direkt në rrjetë me një lojë prej sulmuesi modern, pikërisht si ai që skuadra katalanase po kërkon në të ardhmen për të siguruar një sulmues me cilësi të lartë, të ri dhe energjik për të zëvendësuar Luis Suarez i cili, në moshën 33 vjeç, duket se është i destinuar të largohet nga Spanja për t’i dhënë fund karrierës së tij jashtë vendit (flitet për një largim te Miami i Beckham në MLS).

Lautaro ndërkohë ka identitetin e përsosur për t’u bërë sulmuesi i Barcelonës: luan për ekipin, ka cilësi në prekjen e topit si për të provuar lojën ashtu edhe për të dialoguar me shokët e tij dhe di se si të lëvizë në të gjithë pjesën e përparme të sulmit për të liruar veten dhe për t'i krijuar hapësirë shokëve. Njerëzit e merkatos së Barcelonës po e ndjekin nga afër dhe reagimet, sipas Mundo Deportivo, janë më shumë se pozitive.

Këtë sezon Martinez ka shënuar pesë gola në 10 ndeshje të Serie A, një më pak se në gjithë sezonin e kaluar si zv-Icardi; në Ligën e Kampionëve ka dy gola në tre paraqitje përfshirë atë ndaj Barcelona. Një maturim i rëndësishëm që po tërheq interesin e klubeve më të mëdhenj në Evropë, siç është Barça por edhe Manchester United.

T'ia rrëmbesh "Demin" Inter nuk do të jetë e lehtë. Zikaltrit kanë investuar 25 milion euro në 2018 për ta marrë nga Racing de Avellaneda, por tani vetëm për një shumë të pamundur për t'u refuzuar ata mund të ulen dhe të flasin për të. Me pak fjalë, 100 milionë. Një shifër që Barcelona mund të shpenzojë, por kjo do t'i jepte Interit një realitet të ri të konsoliduar dhe fonde për t'u rritur më tej.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI