Flash

Video/ Debutim spektakolar: Tyson Fury i pamundur edhe në WWE

Lapsi.al 1 November 2019
Video/ Debutim spektakolar: Tyson Fury i pamundur edhe në WWE

Në Crown Jewel, boksieri i peshave të rënda Tyson Fury ka mundur Braun Strowman me numërim jashtë, edhe pse pësoi sulmin e Monster Among Men në përfundim të të sfidës. Është prezantuar i veshur si sheikh e me një skenografi të frikshme: kjo ishte edhe hyrja e parë si superyll i Wwe për Tyson Fury, boksieri i pamundur që, në King Saud University Stadium të Riad (Arabia Saudite), ruajti serinë fituese edhe në botën e ërestling.

Në një përballje, jo shumë spektakolare, por shumë fizike kundër Braun Strowman, "The Gypsy King" fitoi për numërim jashtë kundër "Monster Among Men", pasi i dha një grusht fatal kundërshtarit. Në fund të ndeshjes Strowman mori një revansh të pjesshëm, duke i bërë një Running Poëerslam në dëm të boksierit.

Fury, kampioni i jashtzakonshëm i boksit, tregoi limitet e tij në këtë disiplinë të re, kundër një kundërshtari që nuk e ka shpejtësinë armën e tij më të fortë. Sigurisht Tyson duhet riparë, por përgatitet kështu për ndeshjen e tij të vërtetë të boksit kundër Deontay ËWilder në shkurt 2020.

https://www.youtube.com/watch?v=4NF7iLAOEas

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI