Flash

Mamaja e CR7 hap kutinë e Pandorës: "Në futboll është mafia, përndryshe im bir do kishte fituar më shumë Topin e Artë"

Lapsi.al 2 November 2019
Mamaja e CR7 hap kutinë e Pandorës: "Në futboll

Në një ngjarje simbolike në Madeira, përvjetori i 106° i klubit Madeira Union, e ëma e Cristiano Ronaldo, del në mbrojtje të të birit, duke prekun një temë që ndoshta mund të jetë hapja e kutisë së Pandorës. Dolores ka përdorur fjalë të ashpra kundër botës së futbollit. "Ka një mafie në futboll, është fjala më e përshtatshme për të përcaktuar. Nëse nuk do të kishte, im bir do të kishte fituar më shumë herë Topin e Artë - është esenca e shpërthimit të ashpër të zonjës Aveiro - Nëse do të ishte spanjoll apo anglez, nuk do ta kishin bërë atë që kanë bërë".

Janë në fakt fjalë shumë të forta ato të thëna nga e ëma e portugezit, Dolores, sipas të cilës i biri ka paguar gjatë karrierës së tij faktin që është portugez. "Nëse shihni me kujdes të gjithë atë që ka ndodhur, do ta kuptoni se bëhet fjalë për mafie" u shpreh ajo për mediat lokale. Asnjë dyshim ndërkohë për lojtarin që duhet të fitojë Topin e Artë 2019: "Nuk e di, kam besim. Besoj se e meriton, duke e parë atë që bëri gjatë sezonit".

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI