Flash

Video/ 'Përbindëshi' Nwabueze shtrin përtokë Skënderbeun: "Më i miri që kam stërvitur"

Lapsi.al 2 November 2019
Video/ 'Përbindëshi' Nwabueze shtrin përtokë

Askush si ai: 11 gola në 11 javë, shtatë në vetëm katër javët e fundit. Kyrian Nwabueze nuk di të ndalet dhe me rrjetat e tundura në Korcë fikson dygolëshin e tretë radhazi në Superiore. Kundër Skënderbeut, bardhezinjtë e Lacit morën fitoren e tretë radhazi dhe amerikani është protagonisti absolut: dy gola dhe një asist për sulmuesin, që është në krye të listës së golashënuesve, me një mesatare për tu admiruar: një gol për ndeshje.

Për super lojtarin e tij nuk mund të mos ekzaltohet edhe tekniku Armando Cungu, që e konsideron atë më të mirin që ka stërvitur ndonjëherë: "Është një futbollist me shumë vlerë. Në 4 javë ka shënuar 7 gola. Po bën punën shumë mirë. Nuk është individualist. Kam kaluar shumë lojtarë, prej disa vitesh. Nëse flasim për sulmues, mund të them për 2 emra, Xhejms, kur isha te Laçi. Nëabueze është një sulmues tipik. Jo vetëm është shumë i fuqishëm, por mban peshën e ekipit. Për momentin mund të them që është në vend të parë".

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI