Flash

Çudi në Austin, Vettel nën efektin e marijuanas: "I ndjeva erën në pistë"

Lapsi.al 3 November 2019
Çudi në Austin, Vettel nën efektin e marijuanas: "I ndjeva

Sebastian Vettel nën efektin e substancave të ndaluara... Një prapaskenë kurioze për pilotin e Ferrari që në Austin ka ndjerë erën e Marijuanas në pistë, ndërsa drejtonte Ferrarin e tij SF90. Piloti gjerman gjatë një interviste ka pyetur gazetarin: "Këtu në Texas marijuana është e ligjshme?". Jo, është e ndaluar. E këtu Seb i ka cuditur të gjithë: "I ndjeva erën në disa kthesa e në korsinë e bokseve, një cmenduri". Pastaj e ktheu me humor: "Është gjithnjë zbavitëse të garosh këtu".

Pastaj në konferencë për shtyp një tjetër episod intersant, këtë herë lidhej me skuadrën e tij të zemrës, Eintracht Frankfurt. "Çfarë mendon për fitoren 5-1 ndaj Bayern Mynih e për Niko Kovac?", ishte pyetja e gazetarit, që u pasua nga përgjigjia cinike e ferraristit: "Po luajmë futboll, apo garojmë me makina Këtu? Është kaq i mërzitshëm sporti ynë, sa nuk gjeni argument për të pyetur. Mendoj se në Kinë nesër do bjerë shi, duhet të komentoj edhe për këtë?".

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI