Flash

"Kishte gjak kudo dhe qelbej era alkol": Parukieri i Ronaldos vritet me thikë në një hotel në Zyrih

Lapsi.al 3 November 2019
"Kishte gjak kudo dhe qelbej era alkol": Parukieri i Ronaldos vritet

Është mister total mbi vrasjen e Ricardo Marques Ferreira, parukieri i shumë yjeve, mes të cilëve edhe Cristiano Ronaldo. Portogezi nga Madeira, i njëjti qytet si sulmuesi i Juventus, është gjetur i vdekur në dhomën e tij të hotelit në Zyrih, në një pellg gjaku, i goditur disa herë me thikë. Alarmin e ka dhënë pastruesja, që ka hyrë në dhomë rreth orës 14 të së premtes e që e ka përshkruar "makabre" skenën që i doli para syve.

"Kishte gjak kudo dhe qelbej era alkol", ka shtuar gruaja. Klientët e hotelit kishin njoftuar në recepsion edhe disa orë më parë për tu ankuar për zhurmat që vinin nga dhoma që Ferreira mbante prej një jave. Në skenën e krimit policia nuk ka gjetur thikën. Sipas asaj që raportojnë mediat është arrestuar një i dyshuar: një brazilian 39 vjecar. Stilisti i flokëve jetojnë në Zvicër prej dy vjetësh.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI