Flash

Racizëm tek moshat: "Zezak m***, majmun" pastaj babi i lojtarit godet me grusht në fytyrë kundrshtarin

Lapsi.al 3 November 2019
Racizëm tek moshat: "Zezak m***, majmun" pastaj babi i lojtarit

Çmenduri me sfond racist gjatë një ndeshje të rinjsh në Milano. Ashtu si kanë treguar drejtuesit e Us Melzo 1908, në fund të ndeshjes kundër Cea Milano babai i një prej futbollistëve të skuadrës vendase zbriti nga tribuna në fushë për të goditur me gusht një 17 vjecar me origjinë senegaleze, protagonist i një zënke verbale me djalin e agresorit. Melzo 1908 ka deoncuar prindin tek karabinierët e Gorgonzola.

Sipas asaj që bën të ditur Il Giorno, djemtë kanë diskutuar me zjarr në fund të ndeshjes, pas një fyerje të marrë nga 17 vjecari i Melzo. Në këtë pikë i ati i lojtarit të Cea Milano, që edhe gjatë 90 minutave kishte lëshuar epitete raciste drejt lojtarit të miqve ("Zezak m...", "Majmun" si ka treguar Nicola Mattera, menaxheri i Melzo), zbriti në fushë duke i dhënë një grusht mes veshit e mjekrës.

Djaloshi i goditur është dërguar në spitalin San Raffaele, për të pesë ditë me protezë për shembje në fytyrë, duhet të pushojë e të mbajë qafore cervikale. Për agresorin një denoncim tek karabinierët.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI