Flash

Video/ Kukësi mund ngushtë Flamurtarin, Duro nervoz me arbitrin: "E sollën të bëj kursin

Lapsi.al 3 November 2019
Video/ Kukësi mund ngushtë Flamurtarin, Duro nervoz me arbitrin:

Tre pikë, por që nuk sjellin shumë optimizëm tek Kukësi: qetëi ndoshta më shumë. Blutë janë imponuar 1-0 përballë Flamurtarit, pa sulmuesin e tyre më të mirë Vasil Shkurtaj. E megjithatë, sërisht një 90 minutësh nën ton për Abazaj e Gavazaj, me skenën që rrëmbehet nga Daku, në të parën si titullar, që vendosi ndeshjes me golin e minutës së 57. Fitore e rëndësishme, që e mban skuadrën e Shpëtim Duros në shinat e kryesuesve, në javën e 11të Superiores, por tekniku i veri lindorëve ka dalë nga sfida i nervozuar me arbitrin e ndeshjes Muska: “Mendoj se ishte penallti. Daku u tërhoq dhe duhet të shihet veprimi. Në ndeshje të tilla këto episode vendosin takimin sepse mund edhe të barazonim ashtu edhe të humbisnim. Arbitri paska ardhur për kurs te Kukësi. Ajo është mundje, arbitri e ka parë shumë mirë. Ishte shumë afër. Kur fitohen ndeshjet këto gjëra janë minimale, por nëse jo do të ishte problem".

Në “Roza Haxhiu” të Lushnjës, formacioni tip i Duros vuajti shumë për të gjetur hapësirat, ndërsa Daku nuk garantonte dot thellësinë që krijonte Shkurtaj. Birce, në kërkim të fitores së parë, pa drejt sulmit me Ribajn, Sukajn apo Hoxhajn, pa mundur të gjente lëvizjen fituese. Vendosi 12 minuta pas rifillimit goli i Dakut, pas një goditje të saktë në një harkim të gjatë në zonën e Moçkës.

Pas avantazhit kuksianët u cliruan psikologjikisht dhe mund të shënonin përsëri me Gavazajn, apo edhe traversën e Dakut, por Duro pa edhe anën e dobët të të tijve, që rrezikuan të pësonin golin e Sukajt apo edhe nga Hoxha, me Xhika në disa raste, e traversa që ndalën Flamurtarin. 18 pikë për Kukësin, në vendin e dytë, po aq sa Tirana e Partizani, ndërkohë mbetet në vendin e fundit me vetëm 3 pikë Flamurtari.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI