Flash

"Balotelli nuk mund të jetë kurrë plotësisht italian", kryetifozi i Veronës sulm frontal mbi sulmuesin

Lapsi.al 4 November 2019
"Balotelli nuk mund të jetë kurrë plotësisht

"Balotelli, që është një lojtar i mbaruar, vendosi dje, i shtyrë sipas meje nga dikush ose dicka, të bëntë atë palacollëk e të goditste topin drejt tifozëve". Ky është qendrimi i kryetifozit ultras të Hellas Verona, Luca Castellini, i intervistuar në 'Morning show' të emitentit venet Radio Cafè mbi thirrjet raciste kundër qendërsulmuesit të Brescia në Bentegodi. "Vitin e ardhshëm – vazhdoi Castellini - Balotelli nuk do të luajë më futboll, do të shkojë në televizion të bëjë modelin. Sapo ishte poshtë tifozëve të Veronës vendosi të godasë me top. Në Verona ai bezdiset se këndojmë 'Mario Mario' e ai preferon të ofendohet, si ia bëjnë të tjerët".

I pyetur nga drejtuesit e emisionit, që e bënë të dëgjonte regjistrimin e koreve, Castellini ka pretenduar se "do jetë dikush që e ka bërë 10 persona apo shtatë", por ka saktësuar se nuk janë fare për tu përjashtu7ar nga stadiumi. “Ne jemi një tifozeri që tall k***n me lojtarin tullac, me atë me flokë të gjata, lojtarin mesdhetar e atë me ngjyrë, por nuk e bën për politikë apo racizëm. Ky është folklor dhe këtu mbyllet gjithcka".

Në fund edhe sulmi frontal, që vështirë të mos konsiderohet racist: "Balotelli është Italian sepse ka shtetësinë, por nuk mund të jetë kurrë plotësisht italian".

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI