Flash

Dëmtimi i frikshëm: Gomes operohet në kavilje, mund të rikuperohet 100%

Lapsi.al 4 November 2019
Dëmtimi i frikshëm: Gomes operohet në kavilje, mund të
Andre Gomes, mesfushori portugez i Everton viktimë e dëmtimit të tmerrshëm në një kontrast loje, në 1-1 e të dielës me Tottenham, është operuar sot në kaviljen e djathtë për të korigjuar frakturën e e shumëfishtë që iu shkaktuar në përplasjen me koreano-jugorin Son, që u ndëshkua me karton të kuq. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i Liverpool me një komunikatë, në të cilën nuk saktësohen kohët e rikuperimit të portugezit, që do të dalë pas disa ditësh nga spitali, për të nisur më pas rehabilitimin në Finch Farm (qendra stërvitore e Everton) nën kujdesin e stafit mjekësor të skuadrës. Parashikohet rikuperimi 100%. Episodi ndodhi në minutën e 79′, me këmbën e portugezit që mbeti e ngulur në tokë pas përplasjes me Son e u thye më pas në kontaktin me Aurier. Situata u duk menjëherë e rëndë: Son nuk arriti të qetësohej për atë që pa, vuri duart në kokë dhe nisi të qante. Tottenham mund të bëjë apelim kundër kartonit të kuq të marrë nga Son. Pochettino ka shprehur keqardhjen e tij për Gomes, por ka deklaruar se Son nuk kishte qëllim të shkaktonte një dëmtim të tillë. “Ishte e pabesueshme të shihje kartonin e kuq. Arbitri mendoi të verdhë, por Var ndryshoi vendimin. Por Var duhet të verifikonte nëse ishte ndërhyrje e keqe e të gjykonte aksionin e jo atë që ndodhi pas. Nuk e di cfarë do të ndodhë, klubi do të vlerësojë nëse është e mundshme ankimimin”. https://www.youtube.com/watch?v=ja2SOP8UOLQ

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI