Flash

Felipe Melo nuk ndryshon kurrë: 5 javë skualifikim për gjeste të pahijshme tifozëve të Santos

Lapsi.al 4 November 2019
Felipe Melo nuk ndryshon kurrë: 5 javë skualifikim për gjeste

Felipe Melo përfundon mes polemikave një tjetër herë. Edhe pse, këtë herë, dënimi që merr është disi në disproporcion me fajin e kryer. 36 vjecari mesfushor brazilian, që në të kaluarën ka veshur fanellat e Fiorentina, Juventus e Inter, është skualifikuar për 5 ndeshje nga Gjykata Superiore e Drejtësisë Sportive të vendit të tij. Motivi? Gjeste të pahijshme ndaj tifozerisë rivale, asaj të Santos, në fund të ndeshjes "klasike" luajtur në 10 tetor. Palmeiras, klubi ku luan Melo, ka humbur 2-0: tani është në vendin e dytë në klasifikim në Brasileirao pas 30 javësh, -8 nga kryesuesit e Flamengo e +5 pikërisht ndaj Santos.

Ndeshja në Vila Belmiro ishte vecanërisht nervoze: Palmeiras, në disavantazh 2-0, kishte përfunduar me 10 lojtarë për kartonin e kuq të Ëillian në të 73’. Episodi kishte ndezur gjakrat, aq sa e bëri Felipe Melo të kryente një reagim të shëmtuar para se të futej në tunelin e dhomave të zhveshjes: gishti i mesit lart në të dy duart, gjest i pangatërrueshëm drejtuar tifozëve të Santos. Palmeiras ka njoftuar ankimim, edhe spse në rast të konfirmimit të dënimit, Melo do të humbte sfidën delikate me Vasco e derbin me Corinthians.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI