Flash

Bakteri që i kthen mbetjet plastike në ujë

Lapsi.al 5 November 2019
Bakteri që i kthen mbetjet plastike në ujë

Sipas disa studimeve të fundit, brenda vitit 2050, do të ketë më shumë mbetje plastike në oqeane se peshq.

Për këtë arsye, të shumtë janë ata që kanë nisur tē mendojnë një zgjidhje për këtë problem emergjent, , siç janë dhe dy studentet .Ideja e Jeanny Yao dhe Miranda Wang është zhvillimi i një bakteri, që mund t’i kthejë mbetjet plastike në CO2 dhe ujë. Ato kanë nisur ta zhvillojnë këtë projekt që në shkollë, por tani në moshën 20-vjeçare, vajzat kanë marrë patentën e zhvillimit të bakterit, një fond prej 400 mijë dollarësh, 5 çmime, madje janë bërë të famshme pasi janë fitueset me moshën më të re të një çmimi “Perlman”.E gjitha kjo falë bakterit të vogël që siç e thamë e kthen plastikën në CO2 dhe ujë, e shërben për të pastruar oqeanet e plazhet, por dhe për të prodhuar materialet e para të disa veshjeve.

“Është e pamundur që njerëzit të ndalojnë së përdoruri plastikën, prandaj është e nevojshme zhvillimi i një tekonologjie që e shpërbën këtë material, që e kthen plastikën në material të rigjenerueshëm”- shprehet Miranda Wang.

Zhvillimi i kësaj teknologjie është i ndarë në dy pjesë. Fillimisht plastika shpërbëhet dhe enzimat që veprojnë si katalizatorë gjatë këtij proçesi e kthejnë atë në fraksione të vogla të lakueshme, që mund të petëzohen. Këto fraksione vendosen në një stacion riciklimi, ku trajtohen si mbetje të ushqimeve që konsumojnë njerëzit. I gjithë proçesi zgjat 24 orë, nga plastika në ujë.

Të këshilluara

8 arsye pse turistët zhgënjehen nga Parisi

Parisi më shumë se një vend. Në imagjinatën e shumicës prej nesh është një ndjesi. Përshkrimet e autorëve të mëdhenj në veprat e tyre, muzeumet e pasura në art ...

12:30

Facebook sjell një opsion të ri

“Preventive Healthcare”, është një opsion i ri i Facebook dedikuar parandalimit të sëmundjeve të zemrës, tumorit dhe sëmundjeve sezonale. Gjiganti i rrjeteve...

13:00

Makinat elektrike, gati në vitin 2020

Moduli i ardhshëm i Transportit të së Ardhmes është shumë pranë veturave elektrike që drejtohen nga veturat e dizajnuara nga Tesla ose Mercedes. Me një shpej...

17:01

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI