Flash

Bayern, tre javë për të gjetur trajner: bavarezët marrin refuzimin e parë

Lapsi.al 5 November 2019
Bayern, tre javë për të gjetur trajner: bavarezët marrin

Pas shkarkimit të Niko Kovac, pas humbjes turpëruese me Eintracht Frankfurt, Bayern Mynih është në kërkim të trajnerit të ri për ta kthyer skuadrën në shinat e sukseseve. Bavarezët kanë kontaktuar Tuchel për të njohur nëse kishte disponibilitetin për tu larguar nga Psg e për tu kthyer në Bundesliga. Tekniku gjerman, sipas asaj që bën të ditur media gjermane, ka thënë 'Jo': do të mbetet në Paris deri në skadencë të kontratës në 2021.

Tuchel ishte një prej favoritëve të administratorit të klubit bavarez Karl-Heinz Rummenigge në fillim të 2018, kur kërkonte një zëvendësues për Jupp Heynckes. Në atë kohë, Bayern e vonoi zgjedhjen dhe Tuchel u impenjua me Psg në bazën e një kontrate të vlefshme deri në 2021.

Presidenti i Bayern Mynih ndërkohë, Uli Hoeness, ka deklaruar se klubit do ti duhet jo më shumë kohë se tre javë për të gjetur pasuesin e Niko Kovac, shkarkuar të dielën pas 16 muajsh në pankinë. Asistenti i Kovac, Hansi Flick, është zgjedhur trajner i përkohshëm. Hoeness ka theksuar se krerët e Bayern "do mendojnë me qetësi si të administrojnë" situatën, duke gjetur një trajner të ri me një vendim që duhet të merret gjatë pauzës ndërkombëtare. "Mendoj se para transfertës në Düsseldorf në 23 nëntor, do të jetë zgjidhur dilema e trajnerit", ka shtuar Hoeness. Mediat gjermane kanë bërë gati listën e emrave, ku në krye spikasin Massimiliano Allegri, Jose Mourinho e Arsene Ëenger, që janë aktualisht pa një klub.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI