Flash

Liverpool për Guinnes: dy ndeshje, në dy kontinente, në 24 orë

Lapsi.al 5 November 2019
Liverpool për Guinnes: dy ndeshje, në dy kontinente, në 24

Për shkak të një kalendari shumë të ngjeshur e mungesës së një date alternative, Liverpool do të jetë i detyruar të luajë si Botërorin për Klube ashtu dhe cerek finalet e Carabao Cup kundër Aston Villa në harkun e 24 orëve. Reds, në fakt, do të jenë të impenjuar në gjysëmfinalet e turneut në Katar në 18 dhjetor saranno e kundër Villans në datën 17: Klopp duhet të rreshtojë në kupën e Ligës një skuadër të formuar nga vetëm të rinj. Lajmin e ka bërë të ditur klubi anglez.

Dy ndeshje në dy kontinente të ndryshme në harkun e 24 orë. Një rekord pa të cilin Liverpool do të kishte bërë me shumë dëshirë e që sjell edhe një herë në vëmendje problemin e kalendarit tepër të ngjeshur në ishull.

"Liverpool Football Club mund të konfirmojë që cerekfinalja e Carabao Cup me Aston Villa do të zhvillohet të martën në 17 dhjetor 2019 - lexohet në një komunikatë - Për rrjedhojë, do të përdorim dy skuadra njëkohësisht, me një formacion që do të marrë pjesë në Kupën e Botës për Klube FIFA në Katar e një tjetër në Carabao Cup. Klubi dëshiron të theksojë se, edhe pse ky nuk është skenari ideal ideal, bëhet fjalë për një rezultat të arritur në interes të kompeticionit, klubit e ne vetë, si faktori i vetëm motivues. Duam të falenderojmë EFL për përpjekjet e tyre në gjetjen e një zgjidhje e mund të konfirmojmë se janë diskutuar data alternative, por në fund asnjë nuk është konsideruar e përshtatshme pa kompromentuar programacionin e turneut vetë ose të vendoste në provë të vështirë skuadrën tonë".

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI