Flash

Arsenal merr vendimin për Xhakën: nuk është më kapiteni, por nuk mbyllet me kaq

Lapsi.al 6 November 2019
Arsenal merr vendimin për Xhakën: nuk është më
Vendimi është marrë: Granit Xhaka nuk është më kapiteni i Arsenal. Lajmin e ka bërë të ditur zyrtarisht tekniku i Gunners Unai Emery përpara ndeshjes së Europa League kundër Vitoria Guimaraes, ndeshje për të cilën mesfushori shqiptar i Zvicrës nuk është grumbulluar. Emery ka shpjeguar se ka folur me Xhakën pas konfrontimit të ashpër të mesfushorit e një pjese të tifozerisë së Arsenal, që akuzohet tani nga lojtari se kanë kërcënuar atë dhe familjen e tij: "Kam patur një takim me Xhakën dhe i komunikova se nuk është më kapiteni. E pranoi vendimin tim. Kisha nevojë të merrja një vendim dhe tani e bëra". Episodi ndodhi në sfidën e barazuar 2-2 kundër Crystal Palace. Mesfushori shqiptar u thirr për zëvendësim nga Unai Emery në minutën e 61, por i bezdisur nga fërshëllimat gjatë gjithë ndeshjes, Xhaka nuk e fshehu mosaprovimin, duke flakur përtokë shiritin e kapitenit e duke ironizuar edhe tifozët që e fërshëllenin, e duke i bërë shenjë me dorë të përpiqeshin më shumë, ndërsa në fund i thotë “q****i”. E tani, skenarë të tjerë happen, sipas medias angleze. Lojtari nuk grumbullohet për të dytën ndeshje radhazi dhe me dritaren e merkatos së janarit fare afër, Arsenal po mendon shitjen e menjëhershme të ish-kapitenit.

Të këshilluara

Video/ Hakimi përmbys Inter në Dortmund

Borussia Dortmund përmbys gjithcka në pjesën e dytë dhe Hakimi shënon golin e tretë në një aksion spektakolar, në kombinimin me Sancho. Marokeni shënoi përballë...

22:39

Video/ Barazon Dortmund, Inter në telashe

Borussia barazon rezultatin me një nisje spektakolare të pjesës së dytë. Pas Hakimit, ishte radha e Brandt që shënoi golin e 2-2 në minutën e 64, duke shfrytëzu...

22:26

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI