Flash

Eto'o nxit Salah-Mané për Topin e Artë, por krijon polemika: "Afrikanët nuk respektohen"

Lapsi.al 7 November 2019
Eto'o nxit Salah-Mané për Topin e Artë, por krijon

Samuel Eto'o ka një shpresë: të shohë të triumfojë Salah ose Mané për Topin e Artë. "Edhe në Africa dominojnë mediat perëndimore, kjo ka sigurisht një influencë: njerëzit preferojnë të shohin një gol të Messi" ka thënë ish-sulmuesi i Barcellona e Inter duke shtuar: "Lojtarët afrikanë nuk respektohen e jo gjithnjë vlerësohen sa duhet".

Në intervistën për AFP, Eto'o rrëfen se nuk ndjen keqardhje për mungesën e fitimit të Topit të Artë në karrierë: "Kam fituar kaq shumë trofe e përmbushur kaq shumë ëndërra sa për mua është sikur ta kem fituar. Por mendoj për ata që pasojnë brezin tim". Salah-Mané, dyshja në lojë për të fituar The Best Fifa, është dorëzuar edhe një herë para Messi: "Ajo ishte një mundësi për Afrikën të shihte Salah ose Mané në podium e ndoshta të fitonin. Nuk do ishte një skandal".

Është edhe e vërtetë se jo të gjithë kapitenët e trajnerët e 54 skuadrave kombëtare afrikane kanë votuar për lojtarët e Liverpool: "Përse është kjo urrejtje mes ne afrikanëve? Nëse nuk vlerësojmë njëri tjetrin, të tjerët nuk do ta bëjnë për ne. Është mëkat. Nëse të gjithë afrikanët do të kishin votuar për afrikanët e tjerë, do të kishim patur vlerësime të tjera për lojtarët më të mirë" është keqardhja e kamerunenasit.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI