Flash

Jashtë edhe Politano: tani Conte ka vetëm Esposito pas dyshes së sulmit

Lapsi.al 7 November 2019
Jashtë edhe Politano: tani Conte ka vetëm Esposito pas dyshes së

Asnjë frakturë, por si parashikohej në Westfalenstadion Matteo Politano është i detyruar të qendrojë gjatë jashtë fushave. Testet klinike, që janë kryer në mëngjes herët në Institutin Humanitas të Rozzano, kanë evidentuar “një shembje të kaviljes së majtë; kondicioni fizik i lojtarit, që në fazën e parë të trajtimit do ta ketë kaviljen të palëvizshme, do të vlerësohen javët e ardhshme”: mungesa e parashikuar është të paktën një muaj, e sulmuesi duhet të kthehet në dispozicion pas sfidave me Romën e Barcelonën.

Testet e bëra një ditë më parë e kishin përjashtuar dëmtimin kockor. Përplasja me Schulz në fushë megjithatë ka qenë i fortë, Politano qendroi deri në fund në fushë, pavarësisht se ndonjë nga shokët - Godin mbi të gjithë - i kishte këshilluar të dilte, edhe pse zikaltrit do të mbeteshin me 10 lojtarë. Eshtë një mungesë e rëndësishme për zikaltrit, të paktën në pikëpamjen e alternativave, që i shtohet një reparti që duhet të bëjë pa Sanchez. Tani Conte ka vetëm një lojtar ofensiv në dispozicion, pas dyshes Lautaro-Lukaku, ose më saktë të riun Esposito.

Të këshilluara

Video/ Icardi kalon në avantazh PSG

Paris Saint Germain nuk e ul ritmin në kërkim të fitores së katër në po aq ndeshje. Francezët përballë Brugges kishin nevojë vetëm për 22 minuta që të gjenin av...

21:27

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI