Flash

“Mbinë nga hiçi": dëshmitarët tregojnë si ultrasit e Lazio plagosën dy tifozët e Celtic në pub

Lapsi.al 7 November 2019
“Mbinë nga hiçi": dëshmitarët tregojnë si

Tensione të mëdha për ndeshjen, e vlefshme për javën e katërt të Europa League, mes Lazio e Celtic. Sipas asaj që raportohet nga Il Messaggero, dy tifozë të Celtic jenë sulmuar me thikë, ndërsa gjendeshin në ambjentet e një Pub-i irlandez në kryeqytet. Sulmi ka qenë i shpejtë me protagonistë disa ultras të Lazio që kanë goditur duke plagosur një 52-vjeçar e një 35-vjeçar, tifozë skocezë. Sipas rindërtimit të situatës, shtatë apo tetë ultras të Lazio kanë goditur dy personat, duke u bazuar vetëm në aksentin anglez të viktimave. Dy skocezët e plagosur (në mënyrë jo të rëndë) janë dërguar në spitalin Umberto 1 të Romës.

Skocezët kanë marrë ndihmën e shpejtë në kohë të shkurtër ndërsa, në vend, kanë mbërritur forcat e rendit për të vendosur qetësinë. Një dëshmitar okular ka treguar për The Scottish Sun, se si ultrasit e Lazios bënë sulmin: “…mbinë nga hiçi. Askush nuk po bënte gjë të keqe. Mbështesnin Lazio dhe kishin fytyrën e mbuluar me maska”.

Episodi i radhës i dhunës që njollos botën e futbollit. Pak orë nga një ndeshje shumë delikate nga pikëpamja sportive, me skuadrën e Simone Inzaghi e detyruar të fitojë për të mbetur në garë për kalimin në fazën e eliminimit direkt të Europa League. Duke parë atë që ndodhi në mbrëmjen e së mërkurës, masat e sigurisë do të vijnë duke u shtuar në mënyrë të menjëhershme. Janë të shumtë tifozët e Celtic që kanë vendosur të ndjekin skuadrën në këtë transfertë italiane në “Olimpico”. Flitet për 9000 ultras. Ndeshja është në program në ora 18:55. Vëmendje maksimale për të shmangur gjithçka që mund të ndodhë tjetër.

Të këshilluara

Video/ Icardi kalon në avantazh PSG

Paris Saint Germain nuk e ul ritmin në kërkim të fitores së katër në po aq ndeshje. Francezët përballë Brugges kishin nevojë vetëm për 22 minuta që të gjenin av...

21:27

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI