Flash

Tymuese e shashka kundër lojtarëve: qindra tifozë kontestojnë Napolin, “Mercenarë!”

Lapsi.al 7 November 2019
Tymuese e shashka kundër lojtarëve: qindra tifozë

Tension i lartë jashtë stadiumit San Paolo, përpara stërvitjes së Napoli e hapur për të abonuarit. Jashtë hyrjes së impiantit ka shpërthyer tërbimi i rreth 150 ultràsve, që kontestonin skuadrën e Ancelotti, pas rebelimit në përfundim të ndeshjes së Champions League kundër Salzburg e vendimit për tu kthyer në shtëpi duke thyer grumbullimin. Një parrullë me shkrimin "Respekt!" u shpalos përpara vendit ku futeshin lojtarët. Mes koreve të kontestimeve më të përdorurat ishin 'Meritojmë më shumë'' e 'Futbollistë mercenarë jeni ju'.

Ultrasit kanë kënduar "Vetëm fanella" e "Nxirrni në fushë të rinjtë". Janë lëshuar tymuese e shashka. Në shënjestër kanë qenë lojtarët, por nuk është kursyer as presidenti De Laurentiis, duke filluar nga klasikja "Po fiton vetëm ti" që është tashmë një refren në San Paolo prej vitesh. Grupi i kontestuesve është spostuar më pas në perimetrin e stadiumit, nën mbikqyrjen e forcave të rendit. Lojtarët e Napoli kanë mbërritur në San Paolo me makinat e tyre, duke u futur direkt në stadium pa u ndalur.

Të këshilluara

Video/ Icardi kalon në avantazh PSG

Paris Saint Germain nuk e ul ritmin në kërkim të fitores së katër në po aq ndeshje. Francezët përballë Brugges kishin nevojë vetëm për 22 minuta që të gjenin av...

21:27

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI