Flash

Walker ruajti të paprekur portën e Manchester City: klubi i ndryshon rolin në faqen zyrtare…

Lapsi.al 7 November 2019
Walker ruajti të paprekur portën e Manchester City: klubi i ndryshon
Fundi i ndeshjes ishte emocionues në San Siro, në përplasjen e Champions League mes Atalanta e Manchester City. Skuadra angleze e mbylli me 10 lojtarë sfidën pas kartonit të kuq për portierin Bravo, për një ndërhyrje të gabuar si lojtar i fundit ndaj Ilicic. Problemet ishin sepse Bravo kishte zëvendësuar në fillimin e pjesës së dytë Ederson dhe i mbetur pa zgjedhje Guardiola futi në portë Kyle Walker që rolin e tij e ka… mbrojtës krahu. Anglezi vuri dorezat è në minutat finale mbrojti portën e Citizens, duke kryer edhe ndonjë ndërhyrje me shumë siguri. Në fund të ndeshjes, pas komplimentave të shokëve dhe teknikut të tij, vjen vlerësimi simbolik edhe nga kanalet zyrtare të klubit. Në Twitter, Manchester City ka bërë shaka me ndryshimin e rolit të Walker, duke treguar imazhet e faqes zyrtare e duke njoftuar modifikimin e pozicionit të tij në organikën e Guardiolas. Nga mbrojtës në portier, me fotot e mbrëmjes së djeshme me uniformën e portierit.

Të këshilluara

Video/ Icardi kalon në avantazh PSG

Paris Saint Germain nuk e ul ritmin në kërkim të fitores së katër në po aq ndeshje. Francezët përballë Brugges kishin nevojë vetëm për 22 minuta që të gjenin av...

21:27

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI