Flash

Juventus provon ti rrëmbejë Inter mesfushorin e preferuar: kontakte me Barcelonën për Rakitic

Lapsi.al 8 November 2019
Juventus provon ti rrëmbejë Inter mesfushorin e preferuar: kontakte me

Derbi i Italisë në krye të kampionatit, derbi i Italisë edhe në merkato. Beteja mes Juventus e Inter del nga fusha e, në prag të janarit, do të jetë edhe një krah i hekurt mes drejtuesve për përforcimet e merkatos. Nëse Conte ka një listë mbi të cilën bazohet, bardhezinjtë nuk rrinë të shohin e kanë bërë një tjetër lëvizje me Barcelonën për Ivan Rakitic. Mesfushori spanjoll ishte futur në diskutime që verën e kaluar, kur Dybala ishte afruar me blaugranat.

Mundo Deportivo ka sqaruar lëvizjen mes dy klubeve: kontakt mes Juve e Barça për Rakitic, 31 vjec e me kontratën në skadencë në 2020. Diskutimet për rinovimin nuk vazhdojnë në shinat e duhura aq sa vetë drejtuesit katalanas po lënë të kuptohet se një largim i lojtarit në janar nuk është për tu përjashtuar. Në të njëjtën kohë Barcellona preferon të shtyjë cdo diskutim konkret për në sesionin dimëror të merkatos, duke dashur të kuptojë në këto muaj cfarë të bëjë me mesfushën.

Katalanasit do të presin Juventus, por edhe Inter, duke qenë se emri i Rakitic futet në ato më të mundshëm për përforcimin e mesfushës (edhe pse Conte dëshiron Vidal). Kalendari i Serie A propozon rikthimin e derbit të Italisë në mars, merkato ndërkohë do ta afrojë me ndonjë muaj.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI