Flash

I pazëvendësueshmi Kessie jashtë projektit Milan: nuk grumbullohet fare për Juventus

Lapsi.al 9 November 2019
I pazëvendësueshmi Kessie jashtë projektit Milan: nuk
Pas pankinës kundër Lazio, Frank Kessie tani nuk është grumbulluar fare nga Pioli për sfidën me Juventus. Asnjë problem fizik, por një zgjedhje teknike: nga Milanello filtron lajmi se afrikani është përjashtuar për shkakun se nuk është stërvitur mirë gjatë javës. Në vendin e tij është gati Krunic. Jashtë edhe Borini nga lista e 21 lojtarëve: për anësorin një lodhje muskulare në fleksorin e majtë. Cështja që bën më tepër zhurmë tek Milan është piëkrisht Kessie, gjithnjë e më tepër larg projektit teknik të kuqezinjve. Mesfushori, që deri pak më parë ishte i pazëvendësueshëm, ka humbur shkëlqimin dhe hierarkinë në sytë e teknikut të ri. Në fillim pankina, kundër Lazio, për të gjithë 90', tani përjashtimi nga lista e të grumbulluarve. Një sinjal që Pioli ka dashur ti japë atij dhe gjithë grupit.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI