Flash

Gjashtë pankina radhazi: Florenzi i liron korsinë e Romës Hysajt

Lapsi.al 11 November 2019
Gjashtë pankina radhazi: Florenzi i liron korsinë e Romës Hysajt

Nga kapiten e lider i ri i skuadrës, pas lamtumirës së Daniele De Rossi, në zgjedhjen e dytë (ose të tretë) të teknikut Fonseca. Ka ndryshuar shumë, në fare pak muaj, jeta futbollistike e Florenzi, që tashmë është bërë një rezervë e Romës ose, për të përdorur fjalët e zgjedhura nga tekniku në vigjilje të trasfertës së Parmës, "një opsion". Në gjashtë ndeshjet e fundit, mes kampionatit e Europa League, mbrojtësi i djathtë nuk ka zbritur kurrë në fushë si titullar pavarësisht mungesa të ndryshme që kanë kondicionuar rotacionin e teknikut Fonseca.

Florenzi ka treguar në vite aftësite teknike të mëdha, që i lejojnë të luajë si mbrojtës, por edhe si sulmues krahu e mesfushor. Karakteristika që, duke parë dëmtimet e shumta në organikën verdhekuqe, mund ti kishin shërbyer Fonseca, që ndërkohë bëri zgjedhje të tjera: në mbrojtje titullarë janë Kolarov e Spinazzola, me Santon që u bë alternativa e parë. Në sulm, kapiteni është mbyllur nga Kluivert, Zaniolo, Under, Pastore e Perotti. E edhe në mesfushë situata nuk ndryshon, duke parë se në atë rol Fonseca ka preferuar të adaptojë një qendërmbrojtës si Mancini.

Kështu, e ardhmja e Florenzi në Romë nuk është më kaq e sigurtë e që në janar mund të lëvizë dicka. Në qershor është Euro 2020 e është në takim që romanisti nuk ka ndërmend ta humbasë. Inter e Fiorentina e duan prej kohësh, por edhe jashtë nuk mungojnë të interesuarit për të, mbi të gjitha Lyon i Rudi Garcia, që mezi pret ta ketë sërisht nën urdhëra. Roma në anën tjetër duket e ftohtë në qendrimin ndaj kapitenit, edhe pse verdhekuqtë kanë hedhur sytë pikërisht tek një tjetër kapiten, por atë të kombëtares së Shqipërisë Elseid Hysaj, që në janar mund të largohet nga Napoli.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI