Flash

"Në vend të qante, duhet të luante si unë": Mourinho fundos Guardiolën dhe ankesat e spanjollit

Lapsi.al 11 November 2019
"Në vend të qante, duhet të luante si unë":

Hidhërimi i Guardiola pas 3-1 në Anfield kundër Liverpool nuk i ka kaluar pa vëmendje Jose Mourinho. Special One, me cinizmin e përhershëm, nuk ka përdorur lojëra fjalësh për të qartësuar konceptin e për të sulmuar trajnerin e Manchester City, fajtor se "përshëndeti" treshen arbitrale me një "thank you so much" gjithë inat e të përsëritur tre herë në fund të ndeshjes. " Besoj që Manchester është një qytet shumë i bukur për të qarë një javë të tërë për një episod - filloi Mou -. Guardiola duhet të përqendrohet në mënyrën e lojës e çfarë mund të përmirësojë".

Deklarata të helmatisura, që nga mikrofonët e Sky Sport janë shpërndarë në gjithë Europën. "Ndeshja ishte vërtetë e bukur. Të gjithë e dinë sa i fortë është Liverpool - shpjegoi portugezi duke analizuar ndeshjen -. Cdo herë që luajta kundër Liverpool, duke mos pasur një skuadër të mirë si ajo e Reds, shqetësohesha për distancat mes katër mbrojtësve të mi". "Kur një skuadër luan si ata, me Firmino që vepron mes linjave e krijon rreziqe e me Salah e Mané që shfrytëzojnë gabimet e kalojnë pas kundërshtarëve, duhet luajtur të shtrëgnuar", shtoi ai. Saktësime teknike që, pas pickimit të fortë për teknikun e City, duket se kundrshtojnë edhe ankesat e Guardiolas për arbitrimin.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI