Flash

Prapaskena/ Klopp grindet me telekamerat: “Nuk jam një palaço”

Lapsi.al 11 November 2019
Prapaskena/ Klopp grindet me telekamerat: “Nuk jam një
Jürgen Klopp është nga ata që bëjnë krejt të kundërtën e asaj që pritet nga ata. Në fushë e në jetë. Shembulli fenomenal është fjalimi para finales së Champions kundër Real: lojtarët prisnin tension, por gjermani mbërriti me mbathjet e CR7 mbi pantallona, për të larguar presionin. Gati të njëjtën gjë bëri edhe pas fitores së Liverpool kundër City, ndërsa gjithë stadiumi thërriste emrin e tij, cfarë mund të bënte trajneri kampion Europe? Të grindej me dikë. KAMERAMANI – Në vecanti me kameramanët, që e ndiqnin gjatë vrapimit triumfues në Anfield. Operatorët prisnin tashmë gjestin që karakterizon cdo fitore të madhe të Liverpool: vrapimin me grushtin drejtuar publikut, që zakonisht i përgjigjet me një thirrje në një kohë me lëvizjen e dorës së gjermanit. Një festim që lindi spontanisht, por që tai të gjithë presin ta shohin. E kështu në fund të ndeshjes telekamerat rrethojnë Klopp, në pritje të castit, grushtit të Klopp dhe reagimit të stadiumit. PALAÇO – Këtë herë grushti nuk shfaqet e faji është pikërisht i telekamerave. Gjermani e kuptoi që ndiqej hap pas hapi dhe u kthye nga operatorët, që sipas asaj që tregojnë Daily Mail i kërkuan të festonte me “fist-pump”. Në atë moment tekniku kthehet nga kamera e thotë: “Jo me ju këtu rrotull. Nuk jam një palaco”. E duke qenë se filmimi vazhdonte, tekniku duartrokiti publikun dhe përqafoi lojtarët, pa festimin klasik. Por kjo pritej, kur bëhet fjalë për Klopp.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI