Flash

Tifozët e Marseille sulmojnë me gurë autobusin e Lyon: “Na ngritën një pritë”

Lapsi.al 11 November 2019
Tifozët e Marseille sulmojnë me gurë autobusin e Lyon: “Na
Momenti i keq për Lyon vazhdon. Klasifikimi i skuadrës së Rudi Garcia është përkeqësuar pas mbrëmjes në Velodrome: Marseille ka fituar 2-1 me 10 lojtarë, Lyon ka humbur ndeshjen e 5 në 13 javë e tani ka vetëm katër pikë distancë nga zona e rënies nga kategoria (16 pikë në krahasim me 12 të Dijon e Tolose). Presidenti Jean-Michel Aulas megjithatë i ka kushtuar vëmendje një tjetër ngjarje, sepse para ndeshjes në Velodrome skuadra e tij është sulmuar nga tifozët vendas. SULMI – Xhama të thyer e shumë frikë: autobusi i Lyon është sulmuar përpara ndeshjes nga disa tifozë të Marseille në përfundim të një jave me shumë kërcënime në rrjetet sociale. Presidenti Aulas ishte në mjet bashkë me skuadrën dhe sipas asaj që bën të ditur La Provence është ndjer i rrezikuar: “Ramë në një pritë”. Sipas burimeve të tjera, numri 1 i klubit ishte në mjet “kur tifozët e Marseille kanë thyer dy dritare me gurë” e në kohën kur po zbriste “i tha organizatorëve të ndeshje se skuadra e tij nuk do të luante nëse ndodhte cfarëdo rast tjetër tronditës”. KOMUNIKATA – Lyon ka reaguar për sulmin edhe në rrjetet sociale: “Siguria e lojtarëve e stafit tonë nuk është garantuar gjatë rrugës për në stadium. Pas kërcënimeve për skuadrën e Rudi Garcia në rrjetet sociale, janë kryer 5 sulme ndaj autobusit rrugës për në stadium”. Në fushë gjërat nuk është se shkuan më mirë: Marseille ka fituar 2-1 i udhëhequr nga dygolëshi i Dimitri Payet.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI