Flash

Video/ Edy Reja ka një mesazh për tifozët shqiptarë: "Pa tifozeri, nuk mund të luash"

Lapsi.al 11 November 2019
Video/ Edy Reja ka një mesazh për tifozët shqiptarë:
E gjithë vëmendja për sfidat kualifikuese të Kombtares është përqendruar në inaugurimin e stadiumit të ri Air Albania dhe sfidën me kampionët e botës. Interesimi i tifozëve për ndeshjen kundër Andorra në Elbasan Arena nuk ka qenë kurrë më i ulët, flitet për vetëm 2000 bileta të shitura ndaj dhe në skenë ka dalë vetë tekniku i kuqezinjve Edy Reja që ka një mesazh për tifozerinë...
MESAZHI I EDY REJA "Me respektin maksimal për të gjithë tifozët shqiptarë, dëshiroj të nënvizoj një aspekt shumë të rëndësishëm në lidhje me tifozët, sepse shoh që kundër Andorra do të ketë shumë pak njerëz. Unë dua të bëj një apel, të gjithë personat që munden, duhet të vijnë të na japin një dorë kundër Andorras. Duhet të vijnë në Elbasan të gjithë ata që e kanë mundësinë të mos e lënë pas dore këtë ndeshje, sepse për ne ka një rëndësi të jashtëzakonshme. Po flisja pak më parë për rritjen e skuadrës, dua të gjej konfirmimin në pjesëmarrjen e njerëzve, sepse lojtarët kanë nevojë për publikun. Si mund të luash pa publikun? Pa tifozeri? Nuk mund të luash".

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI