Flash

Angli, arbitri Popple vdes në fushë në moshën 87 vjeçare

Lapsi.al 12 November 2019
Angli, arbitri Popple vdes në fushë në moshën 87
Futbolli amator anglez është në zi për vdekjen e Ted Popple, arbitri 87 vjecar që të dielën është goditur nga infarkti ndërsa drejtonte një ndeshje në ligën diletante të Stockton. Dekani i arbitrave lë kështu gruan dhe tre fëmijët përvec shumë njerëzve që e kishin për zemër, duke parë një karrierë të nisur në vitet '50 me fanellat e Norton, Preston Social e Hartburn. Pas tërheqjes nga futbolli i luajtur Popple kaloi në botën e arbitrimit, deri në Northern Intermediate League, kategoria më e lartë në të cilën kishte arbitruar. Në 17 nëntor, data e ndeshjes së tij të ardhshme në Stockton Sunday League, të gjithë lojtarët e arbitrat do të mbajnë një minutë heshtje për të kujtuar Popple.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI