Flash

Eriksen: Kontrata nuk ka lidhje me minutat e mia në fushë

Lapsi.al 12 November 2019
Eriksen: Kontrata nuk ka lidhje me minutat e mia në fushë

Christian Eriksen është i bindur se një kontratë në skadencë dhe interesi i vazhdueshëm i Real Madrid nuk kanë asnjë lidhje me kohën e kufizuar të lojës që po përjeton te Tottenham.

Sipas "playmaker"-it danez, Spurs kanë "besim të plotë" tek ai.

Ky besim i supozuar nuk është duke u reflektuar në daljet e tij në fushë nën drejtimin e Mauricio Pochettino.

27-vjeçari, i cili dikur kryesonte 11-en e parë, tashmë nuk e ka më vendin të garantuar dhe shpesh i është dashur të qëndrojë në stol.

"Ndjej 100 përqind se Tottenham ka besim të plotë tek unë. Nuk ka një ndryshim kaq të madh, përveç faktit që po luaj pak më pak këtë vit. Nuk mendoj se ka një lidhje midis situatës sime të kontratës dhe faktit që nuk kam luajtur aq shumë ndeshje", tha lojtari për median daneze BT.

Shumëkush e ka akuzuar Eriksen për përqendrim të vëmendjes jo te topi por tek e ardhmja e tij, duke refkeltuar një rënie të dukshme krahasuar me sezonin 2018-19 gjatë të cilit regjistroi 10 gola dhe 12 asiste. Danezi pretendon se nuk po bën asgjë ndryshe, por pranon se mund të ketë aspekte për t'u përmirësuar.

Eriksen shtoi: "Mund të kem më shumë shanse sesa në disa pozicione të tjera në fushë. Sigurisht që ka gabime, dhe vendimet e marra gjithashtu duhet të merren si duhet. Unë kam qenë në situatat e duhura. Unë thjesht nuk kam marrë vendimet e duhura. Më ka munguar disi mprehtësia. Kjo është diçka për të cilën duhet të punoj vetë".

Këto ditë Eriksen do të jetë i mpenjuar me kombëtaren daneze në kuadër të kualifikueseve për Euro 2020 kundër Gjibraltarit dhe Irlandës, me mesfushorin e talentuar që mezi pret të luajë një tjetër skenar.

Ai shtoi: “Kombëtarja është plotësisht ndryshe nga një ekip klubi. Janë dy gjëra krejtësisht të ndryshme. Pra, sado i madh të jetë një problem që mund të kem me klubin, që nuk është i madh, nuk duhet të ketë rëndësi. Por të paktën kam besim të mjaftueshëm nga drejtuesit për të luajur një futboll të bukur".

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI