Flash

Pamjet e tmerrit/ Çfarë ndodhi te unaza e re (Foto+video)

Lapsi.al 12 November 2019
Pamjet e tmerrit/ Çfarë ndodhi te unaza e re (Foto+video)

Një aksion policor i përmasave të goditjes së një bande terrorristësh ka nisur të martën që në orën 06 00 të mëngjesit për prishjen e e 33 objekteve (21 prej tyre të legalizuara sipas IKMT) të banorëve të Unazës së re të cilët protestojnë prej dy vjeësh në mbrojtje të pronave të tyre. Dhuna shpërpjestimore e ushtruar nga trupat speciale të policisë të cilës protestuesit iu përgjigjën me mjetet që kishin në dorë ka shkaktuar deri më tani sipas inormacioneve të spitalit të Tiranës 12 të plagosur (7 protestues dhe 5 uniforma blu).

zjarr unazazjarr unaza1zjarr unaza2zjarr unaza3zjarr unaza4zjarr unaza5zjarr unaza6

“Një djalë e kishte hunën e thyer, e nxorën dhe nuk e di as se ku e kanë çuar, policia ka ndaluar me qindar vetë” ka dëshmuar për mediat petagogu activist Ervin Goci. “Situata për mua është në kufijtë e sulmt të shtetit ndaj qytetarit, ishte e frikshme, ishte thjesht një krehje zone, kapnin njerëzit aty ku ishin nga kafenetë, imagjino që nuk kishte një organizim të policisë.

Kishte makina të civilëve që dhunoheshin në mënyrë aksidentale, në konsideratën time, ky ishte një gjenocid ndaj banorëve, nuk e di sa mund të arrestohen të tjerë, nja 300 i kam parë unë” ka rrëfyer ai.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=2854774381233352&id=100001024550482.

ImageImageImageImageImage

Edhe pamjet video të transmetuara na ato pak media që ishin prezente dëshmojnë për një dhunë të panevojshme dhe të tepruar nga ana e policisë. Autoritetet më të larta të rendit e mbajtën në fshehtësi operacionin pikërisht për të fshehur përmasat e kësaj dhune. i ftuar dje në emisionin opinion ministry i brendëshëm Lleshaj mohoi të kishte djeni se policia do të shoqëronte sot IKMT gjatë prishjeve të parashikuara. Edhe mediat u mbajtën larg vendit të ngjarjes për të shmangur ushtrimin live të veglave të një pushteti policor.

Policia ka dhënë versionin e saj për ngjarjen ku fajësohen banorët si shkaktarë të dhunës: “një grup banorësh kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e IKMT-së dhe punonjësit e Policisë.

Banorët kanë sulmuar me gurë, sende të forta dhe bomba moltov punonjësit e Policisë, të cilit ishin planizuar me shërbim.

Si pasojë e sulmit mbi Policinë janë plagosur 5 punonjës të Policisë nga FNSH-ja, Shqiponjat dhe Patrullat e Përgjithshme, të cilët u dërguan për ndihmë mjekësore në spitalin ushtarak”.

Nga ana e saj policia rrugore e Tiranës ka deklaruar se ka bllokuar atë segment të unazës për qarkullimin e makinave.

Kryebashkiaku i Tiranës e ka mbështetur aksionin e dhunshëm të policisë duke e konsideruar si një çlirim të Tiranës nga zaptuesit dhe rënie të partive të opozitës që mbështesin kulturën e zaptimit.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI