Flash

Kumbulla: "Zgjodha Shqipërinë, por ndihem italian"

Lapsi.al 12 November 2019
Kumbulla: "Zgjodha Shqipërinë, por ndihem italian"

19 vjec por me një personalitet prej eksperti. Marash Kumbulla, mbrojtësi i Hellas Verona, ka folur për mirofonët e SkySport24 për dëmtimin e pësuar që do ta mbajë ende për pak jashtë fushave të lojës: "Tani jam pak më mirë, pësova një tërheqje muskulare, por asgjë e rëndë. Tani po bëj terapi e shpresoj të kthehem sa më parë të jetë e mundur. Kam ardhur tek Hellas afërsisht 8 vjec, bëra gjithë sektorët e moshave e tani kam arritur në skuadrën e parë e jam i lumtur që po jap kontributin tim. Të mbërrish në Serie A besoj është ëndërra e të gjithëve, e doja shumë këtë gjë dhe e arrita falë familjes sime".

Qendërmbrojtësi do ti mungojë kombëtares shqiptare në dy sfidat eleminatore kundër Andorras dhe Francës, por ndërsa kuqezinjtë presin ardhjen e lojtarit, që po shndërrohet një prej elementëve më premtues të së ardhmes, Kumbulla i ka lejuar vetes deklarata dashurie për Veronën e Italisë, duke treguar edhe raportin me Edy Reja: "Me origjinë jam shqiptar, por ndihem si shqiptar ashtu dhe italian, pavarësisht se zgjodha të luaja për Shqipërinë. Cfarë më tha Reja? Që më njihte, që i pëlqeja e më bëri të debutoj, e falenderoj. Tani duhet të vazhdoj kështu, ndoshta të përmirësohem në disa aspekte".

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI