Flash

Sherr me Gomez për Liverpool-City: Sterling përjashtohet nga Anglia

Lapsi.al 12 November 2019
Sherr me Gomez për Liverpool-City: Sterling përjashtohet nga Anglia
Liverpool-Manchester City ka kaluar kufijtë e Premier League, duke mbërritur në kombëtare e duke provokuar përjashtimin e Raheem Sterling nga ndeshja kundër Malit të Zi. Sulmuesi anësor i Citizens ka kaluar tek duart me Joe Gomez për historitë e pazgjidhura të ndeshjes së madhe të të dielës e për këtë motiv tekniku Southgate e ka përjashtuar nga ndeshja e Anglisë e vlefshme për kualifikueset e Euro 2020. Në një deklaratë të lëshuar nga Federata angleze, Southgate ka shpjeguar: "Kemi marrë një vendim për të mos e konsideruar Raheem për ndeshjen kundër Malit të Zi. Një nga pikat tona të forcës ishte se ishim të aftë të ndanim rivalitetin e klubeve në kombëtare. Por emocionet e ndeshje së të dielës ishin akoma të freskëta. Ndjesia ime është se bëmë gjënë e duhur për skuadrën. Tani që vendimi është marrë me aprovimin e gjithë skuadrës është e rëndësishme ti mbajmë lojtarët të përqendruar për sfidën e të enjtes". Nuk ka mjaftuar ndjesa e Sterling, përmes një postimi në Instagram: "Të gjithë e dini cfarë do të thotë Liverpool-City për mua (Sterling ka luajtur më parë me Reds)! Me Joe shkëmbyem ca fjalë më tepër, por tani është e kaluar dhe shohim përpara. Ky sport të bën të lëshohesh në emocione ndonjëherë, por jam aq burrë sa për të pranuar kur kjo të bën të japësh më të keqen nga vetja. Si unë ashtu edhe Gomez e dimë se ishin 5-10 sekonda cmenduri e se i kemi lënë pas shpine. Të mos e bëjmë më të madhe këtë gjë e të përqendrohemi tek ndeshja e të enjtes".
View this post on Instagram

???

A post shared by Raheem Sterling x ? (@sterling7) on

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI