Flash

VIDEO/ Zbulohet sharja e Ronaldos kur u zëvendësua nga Sarri

Lapsi.al 12 November 2019
VIDEO/ Zbulohet sharja e Ronaldos kur u zëvendësua nga Sarri

Ylli portugez duket se nuk është në momentet e tij më të mira në fushën e blertë. Këtë gjë e ka treguar dhe zëvendësimi që i bëri trajneri Maurizio Sarri në minutën e 55-të në ndeshjen ndaj Milanit.

Nga shumë media italiane u tha se sulmuesi pas daljes nga fusha e blertë e ka fyer rëndë trajnerin, por kjo duket se nuk është e vërtetë. Nga leximi i buzëve që kanë bërë ekspertët, ylli portugez duket i mërzitur më shumë me veten dhe lojën që nuk e ka në nivelet që do ai sesa me Sarrin.

Sipas gazetës italiane “Tuttosport”, në momentin që ka dalë nga fusha në nerva e sipër Ronaldo ka përdorur shprehjen “Porra caralho!” e përkthyer në gjuhën shqip “vari k…”, por kjo teknikisht nuk është dhe as nuk mund të konsiderohet si fyerje.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI