Flash

Afrimi me Izraelin, pragmatizëm diplomatik apo politikë personale e Ramës?

Vizita e ministrit të Jashtëm izraelit në Tiranë dhe intensifikimi i kontakteve politike mes dy vendeve po forcojnë marrëdhëniet e Shqipërisë me Izraelin, në një kohë kur lufta në Gaza ka rritur kritikat ndërkombëtare ndaj qeverisë së Benjamin Netanyahut. Ekspertët e politikës së jashtme e shohin këtë afrim si një mundësi për bashkëpunim ekonomik dhe strategjik, por ngrenë pikëpyetje mbi përfitimet konkrete për Shqipërinë dhe rolin personal të kryeministrit Edi Rama.

20:15

Llogaritë e grupit H: Franca me mendjen në Stamboll, kuqezinjtë duhet të kënaqen me rekordin

Lapsi.al 13 November 2019
Llogaritë e grupit H: Franca me mendjen në Stamboll, kuqezinjtë

Në një dominim total të Grupit H që nga fillimi i fushatës kualifikuese për në Euro 2020, për Turqinë e Francën ende nuk ka përfunduar asgjë. Në lojë të paktën për skuadrën e Senol Gunes është kreu i grupit, por edhe mundësia për tu komplikuar aq sa në dy ndeshjet e fundit të përfundojnë të tretët. Vendimtare do të jetë ndeshja e të enjtes kundër Islandës, që janë të tretët me 15 pikë, vetëm katër larg dyshes kryesuese. Një fitore e turqve do të thotë që për vendin e parë të shkojë ta luajë me sigurinë e kualifikimit në fushën e Andorras në ndeshjen e fundit, por në rast se ishullorët befasojnë bëhen të rrezikshëm, me skuadrën e Gunes të detyruar të fitojë për të mos u parakaluar në finish.

Kampionët e botës kanë ndeshje të thjeshtë për të siguruar kualifikimin, kur të presin në shtëpi Moldavinë. Pastaj të luajnë gjithë bateritë kundër Shqipërisë për të tentuar vendin e parë. Llogaritë janë në lojë vetëm në këtë këndvështrim, sepse që Shqipëria të mendojë për një tjetër arritje vec rekordit të pikëve duhet një mrekulli.

Kuqezinjtë e Edy Reja me 12 pikë, janë vetëm tre distanca larg Islandës së vendit të tretë. Kështu, një fitore me Andorrën do ta barazonte me pikë me Islandën, gjithnjë nëse skuadra e Hamren del e mundur nga Turqia. Por më pas në ndeshjen e fundit, që islandezët e kanë në transfertë me Moldavinë, që mbyll grupin me vetëm 3 pikë, kuqezinjtë duhet të mposhtin kampionët e botës të Francës në stadiumin e ri, ose duhet të shpresojnë që Moldavia nuk do të bëjë surprizën duke mundur Islandën, që në këtë rast do të ishte në inferioritet golavarazhi edhe të ndeshjes direct. Një skenar i vështirë për tu realizuar, por futbolli edhe për këtë është i bukur...

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI