Flash

Montolivo braktis futbollin dhe sulmon hapur: "I dënuar të hiqja dorë nga Milan"

Lapsi.al 13 November 2019
Montolivo braktis futbollin dhe sulmon hapur: "I dënuar të hiqja

Riccardo Montolivo ka njoftuar lamtumirën nga futbolli i luajtur, pasi mbeti i harruar në fund të eksperiencës së tij tek Milan. Një periudhë e keqe, që mesfushori nuk e ka harruar dhe ka treguar gjithcka në një intervistë për Corriere dello Sport e Corriere della Sera. "Periudha e fundit prej 1 viti e gjysmë tek Milan ishte një kalvar. U lashë në fund, nuk më jepnin përgjigje, me të vërtetat të anashkaluara. Më dënuan të hiqja dorë ", tha ai.

Shumë pyesin në fakt se përse në kaq kohë Montolvno nuk e ka ngritur kurrë zërin për të denoncuar një situatë para syve të të gjithëve. "Nëse do të kisha bërë luftë, ndoshta do të kasha arritur dicka, por nuk do të kisha mundur më të shihja veten në fytyrë. Mëri? Jo, jo unë... Por pres përgjigje", ka shtuar ai.

Sigurisht raporti me Gattuso nuk ishte ai më i miri: "Gattuso nuk më ka shpjeguar kurrë përjashtimin. Thoshte se nuk luaja sepse nuk kasha minutazhin, por nëse nuk më aktivizonte kurrë... Të mos thuhet pastaj se refuzova të transferohem".

Montolivo e ka mbyllur sezonin 2018-2019, e shtata dhe e fundit me fanellën e Milan, me zero përfaqësime. Në palmares është Superkupa italiane në 2016 e 36 gola në 22 vjet të kaluar mes Atalanta, pastaj Fiorentina e në fund me kuqezinjtë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI