Flash

Ronaldo gati ti kërkojë ndjesë shokëve: çështja e mbyllur

Lapsi.al 13 November 2019
Ronaldo gati ti kërkojë ndjesë shokëve: çështja

Çështja Cristiano Ronaldo në kampin e Juventus duket se është e destinuar të mbyllet pa shumë dëme. Dalja me polemika nga fusha në momentin e zëvendësimit e kthimi në shtëpi pa pritur të përfundojë ndeshja kundër Milan, ka hedhur pluhur mbi makinën perfekte bardhezi, por ingranazhet nuk mund të pengohen me kaq. Të paktën kjo është ajo që duket në ambjentin juventin tre ditë nga kaosi. Sarri tentoi menjëherë të zbuste tonet e cështjes dhe madje edhe postimi i portugezit, pas ndeshjes, të linte të kuptoje se gjithcka kishte përfunduar aty.

Në realitet tifozët e Juventus nuk e kanë pëlqyer shumë sjelljen e CR7, edhe pse janë të gatshëm të mbyllin një sy. Ashtu si do të bëjë shoqëria, që, të paktën publikisht, nuk do të thërrasë për sqarim 5 herë fituesin e Topit të Artë.

Për sa i përket dhomave të zhveshjes, duket se askush mes shokëve nuk është shqetësuar nga veprimi i Ronaldos e menjëherë pas incidentit e kishin konsideruar krejt “normal". Nuk përjashtohet që Ronaldo të kërkojë ndjesë me ndonjë gjest të vecantë pas kthimit nga impenjimet me Kombtaren, edhe pse nga ai të gjithë presin vetëm një gjë: golat decizivë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI