Flash

Shpjegimi/ Gjykata Kushtetuese në kolaps. Dy anëtare për një vend. Si zgjidhet

Lapsi.al 13 November 2019
Shpjegimi/ Gjykata Kushtetuese në kolaps. Dy anëtare për një

Dekretimi që Presidenti Meta i bëri sot Marsida Xhaferllarit (majtas) si anëtarja e re e Gjykatës Kushtetuese, kur për të njëjtin post kuvendi i Shqipërisë ka quajtur të emëruar Arta Vorpsin (djathtas), e ka futur tërësisht në krizë institucionin e pangritur ende. Nga njëra anë kuvendi e interpretoi zgjedhjen automatike të zonjës Vorpsi, si të ligjshme pasi ajo u rendit e para në listën e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, nga e cila presidenti duhet të përzgjidhte një emër. Dhe meqë Meta nuk e bëri këtë brenda afatit 30 ditor që i cakton kushtetuta, deputetët vendosën ta quajnë të humbur mundësinë e kreut të shtetit. Por Meta ka një interpretim tjetër. Ai i referohet një neni të ndryshëm të dispozitave kushtetuese (179/2) e cili e obligon atë që të dekretojë një anëtar të kushtetueses vetëm pasi parlamenti e ka ushtruar të drejtën e tij, ashtu sikurse është shpjeguar procedura e plotë në shkrimin poshtë të Lapsi.al. 

Lexo më tej:

Pse u përplasën Meta dhe Dvorani/ Loja e pisët për të kapur kushtetuesen

Pra ne sot jemi në gjendjen kur kemi edhe Arta Vorpsin të çertifikuar nga kuvendi edhe Marsida Xhaferllarin të dekretuar nga Meta. Dhe ky dualizëm bëhet edhe më i rëndësishëm po të mendohet e kushtetuesja ka nevojë patjetër për të paktën 5 anëtarë për të nisur nga puna.

Por fatkeqësisht ngërçi nuk përfundon me kaq. Socialistët kanë lënë të kuptohet se do t'i drejtohen gjykatës administrative ose do të organizojnë një betim të anëtarëve që duan vetë në kuvend. 

Por në fakt të drejtën për ceremoninë e betimit kushtetuta ia njeh vetëm presidentit. Madje ajo e thotë qartë se “Gjykatësi kushtetues e fillon detyrën vetëm pasi betohet para presidentit”.

Dhe kështu Ilir Meta nuk pritet të thërrasë për betim, Arta Vorpsin, por atë që ka dekretuar vetë, për të njëjtin vend, Marsida Xhaferllarin, që KED në bashkëpunim me PS, bënë të gjitha pelivanllëqet e mundshme për ta eleminuar. 

Atëherë ç’do të ndodhë? A do pranojnë gjyqtaret e reja të preferuara nga socialistët, Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji të shkojnë të betohen tek presidenti pa kolegen e tyre, Vorpsi? Vështirë të thuhet. Por ama po s'e bënë, ato do të jenë të njollosura përgjithmonë si anëtare mavi të gjykatës. Po Marsida Xhaferllari, që nuk pranohet nga KED dhe mazhoranca, a mund të shkojë të bëjë betimin (ndonëse në rastin e saj u nëpërkëmbën me qëllim kushtetuta dhe procedura) me kaq shumë kundërshtime? A nuk do shikohet edhe ajo si përfaqësuese e opozitës?

Andi Bushati: Vrasja e dytë e reformës “amerikane” në drejtësi 

Këto pra janë dilemat e një loje të pisët të nisur me fshehjen e postës në sirtar nga kreu i KED, Ardian Dvorani. Në të gjitha rastet dhe si do që të ndodhë, Gjykata Kushtetuese është përdhosur si e politizuar ende që pa lindur. Ajo është produkti i reformës në drejtësi që na "dhuruan" kaubojsit dhe gringot duke i kushtuar më shumë rëndësi shpejtësisë se sa cilësisë.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Shengeni Ballkanik/ Si po manipulon Edi Rama ?

Edi Rama po gjendet gjithnjë e më i rrethuar mes faktorëve shqiptarë për të shtyrë përpara idenë e përbashkët me Vuçiçin, atë për një mini-Shengen Ballkanik. Ai...

12:36

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI