Flash

E kërkon Juventus: Erling Haaland zbulon një sekret

Lapsi.al 13 November 2019
E kërkon Juventus: Erling Haaland zbulon një sekret

"Gjiganti" i Salzburg, Erling Haaland, megjithë ortekun e golave me të cilin po zhvillon sezonin e tij, është ende një djaloshi ri  dhe si i tillë ka disa sjellje disi të veçanta: siç ka zbuluar 'Dagbladet ’, norvegjezi fle me topat e ndeshjes.

"Ata ndodhen mbi shtratin tim dhe unë fle mirë me ta. I shikoj ato çdo ditë. Gjëja më e mirë është të shënosh gola. Në Salzburg janë pesë topa, ata janë të dashurat e mia (qesh)."

Topat, të cilave i referohet Haaland, nuk janë të zakonshëm, por topat që i ka fituar në fushë duke shënuar tri gola në një ndeshje: në fakt, në sezon, tashmë janë 5 trigolësha të realizuar nga norvegjezi dhe 26 gola në 18 ndeshje. Haaland nuk është sigurisht sulmuesi i parë që ka një marrëdhënie të veçantë me golin: Gary Lineker, për shembull, nuk gjuante kurrë para ndeshjes, sepse nuk donte të harxhonte 'fishekët' për të shënuar gjatë takimit.

Pavarësisht zakoneve që lidhen me moshën, lojtari i ri i talentuar i Salzburg është tërheqës për të gjitha klubet më të rëndësishme në botë dhe zërat e merkatos flasin shumë për të. Pas ndeshjes kundër Wolfsberger, vetë sulmuesi kishte vendosur çmimin për transferimin e tij të mundshëm, por i pyetur për këtë nga gazetarët e "Dagbladet" ai ka preferuar të shmanget.

"Unë lidhem mirë me zërat e merkatos. Juventus, Manchester dhe Real Madrid? Nuk kam asnjë koment. Të luaj me Ronaldon? Asnjë koment", tha prerë Haaland.

 

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI