Flash

Angli, presidenti brenda 24 orëve i pushon të gjithë, vetemërohet trajner dhe ble 15 lojtarë

Lapsi.al 15 November 2019
Angli, presidenti brenda 24 orëve i pushon të gjithë,

Vjen nga kategoritë inferiore angleze një histori që i bën të zbehen Zamparini dhe Cellino, të njohur për reputacionin e tyre si "ngrënës trajnerësh". Glenn Tamplin, një milioner i çuditshëm anglez, ka blerë Romford, një klub në vendin e fundit të kategorisë së tetë lokale, dhe ka kryer një spastrim të fuqishëm në kuptimin e vërtetë të fjalës: në 24 orë i pushoi të gjithë, u vetemërua trajner dhe bleu 15 lojtarë të rinj.

Një spastrim autentik, një spastrim vërtet i jashtëzakonshëm dhe i pazakontë. Qëllimi i Tamplin, siç raportohet nga Daily Mail, është që klubi të luajë me profesionistët brenda disa viteve dhe për ta arritur ka ndryshuar gjithçka në vetëm 24 orë. Pesëmbëdhjetë lojtarë të rinj premtues dhe dy të tjerë që do të mbërijnë para fundjavës për të ringjallur fatet e klubit. "Mendoj se mund të arrijmë nga fundi i renditjes në krye këtë sezon", janë fjalët e tij plot shpresë. Ndërkohë, Tamplin me lëvizjet e tij ka arritur të tërheqë interesin e tifozëve, duke premtuar hyrje falas dhe pije për të gjithë në ndeshjen e parë kundër Coggeshall Town.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI